Ndërlidhjet

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë më 21 qershor 2025.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë më 21 qershor 2025.

SHBA godet objektet bërthamore të Iranit, Teherani paralajmëron për pasoja

SHBA-ja njoftoi se ka sulmuar tre impiante bërthamore të Iranit.

Objektet bërthamore Fordo, Natanz dhe Isfahan janë shkatërruar plotësisht sipas presidentit amerikan, Donald Trump.

Ushtria amerikane ka përdorur 14 bomba për shkatërrimin e bunkerëve, GBU-57, dhjetëra raketa Tomahawk dhe mbi 125 avionë luftarakë gjatë operacionit.

Trump i kërkoi Iranit që të bëjë paqe, në të kundërtën tha se sulmet do të vazhdojnë.

Irani ka dënuar sulmet dhe tha se i rezervon vetes të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin e tij.

Shtetet nga e mbarë bota kanë bërë thirrje për bisedime dhe ulje të tensioneve.

Demokratët akuzuan Trumpin se “dështoi të kërkonte autorizim nga Kongresi për përdorimin e forcës ushtarake dhe rrezikon përfshirjen e Amerikës në një luftë të rrezikshme në Lindjen e Mesme”.

20:00 22.6.2025

SHBA i bën thirrje Kinës që të bindë Iranin të mos e mbyllë Ngushticën e Hormuzit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u bëri thirrje të dielën autoriteteve kineze që të nxisin Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit, njërës prej rrugëve kryesore në botë për transportim të naftës.

Deklarata e Rubios në emisionin “Sunday Morning Futures with Maria Bartiromo” në Fox News erdhi pasi televizioni shtetëror iranian Press TV raportoi se Parlamenti i Iranit ka miratuar një masë për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz.

“Inkurajoj Qeverinë kineze në Pekin që t’i telefonojë [Iranit] për këtë çështje, sepse ata varen rëndë nga Ngushtica e Hormuzit për furnizimin me naftë”, tha Rubio, i cili shërben gjithashtu si këshilltar për sigurinë kombëtare.

“Nëse e bëjnë këtë, do të jetë një tjetër gabim i rëndë. Është vetëvrasje ekonomike për ta. Ne kemi opsione për ta trajtuar, por edhe vendet e tjera duhet ta shohin me seriozitet. Do t’i dëmtonte ekonomitë e tyre shumë më tepër se sa tonën”.

Rubio theksoi se një vendim për të mbyllur ngushticën do të përbënte një përshkallëzim masiv, që do të kërkonte përgjigje nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
19:27 22.6.2025

Si erdhëm deri këtu?

Krenare Cubolli na tregon çfarë dihet për sulmet e SHBA-së në Iran:

Operacioni "Çekani i mesnatës”: Çfarë dimë për sulmet e SHBA-së në Iran? Operacioni "Çekani i mesnatës”: Çfarë dimë për sulmet e SHBA-së në Iran?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:41 0:00


17:52 22.6.2025

Çfarë dihet deri më tani për sulmin e SHBA-së ndaj centraleve bërthamore?

Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të shkurtër lidhur me situatën në Lindjen e Mesme:

  • SHBA-ja pasi sulmoi centralet në Fordo, Natanz dhe Isfahan, tha se ka shkatërruar ambiciet bërthamore të Teheranit.
  • Irani është zotuar se do të përgjigjet dhe ka refuzuar thirrjet për bisedime.
  • SHBA-ja e quajti operacionin e saj ndaj Iranit “Çekani i Mesnatës” dhe tha se goditi centralet me 14 bomba për shkatërrimin e bunkerëve, dhjetëra raketa dhe në sulm morën pjesë 125 avionë.
  • Uashingtoni deklaroi se nuk synon ndryshim të regjimit në Iran, por kërkoi një zgjidhje diplomatike për programin bërthamor.
  • Presidenti iranian tha se sulmet zbuluan se Uashingtoni ishte “prapa” fushatës ushtarake të Izraelit ndaj Republikës Islamike.
  • Turqia paralajmëroi se konflikti rajonal mund të përshkallëzohet në konflikt global
  • Kosova përkrahu sulmet amerikane, duke thënë se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor
  • Agjencia e OKB-së për Energji Bërthamore deklaroi se mbetet i paqartë dëmi i shkaktuar në Fordo – centrali nëntokësor bërthamor i Iranit

17:24 22.6.2025

Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Goditje për Rusinë apo mundësi për Putinin?

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të kryer sulme ndaj Iranit paraqet njëkohësisht rrezik dhe mundësi për presidentin rus, Vladimir Putin: sulmet goditën një partner strategjik të Moskës, por mund të hapin një dritare të re për rëndësinë diplomatike të Rusisë.

Pas sulmeve të SHBA-së ndaj nyjeve kyç të kompleksit bërthamor iranian, Teherani po kthen sytë nga Moska.

Artikullin e plotë e gjeni më poshtë:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG