Serbia shpenzon më së shumti në rajon për ushtrinë
Serbia bashkëpunon gjerësisht me Kinën në sektorin e mbrojtjes, dhe blerjet e saj të armëve nga ky vend kanë shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian - ku Serbia mëton të anëtarësohet - dhe nga Shtetet e Bashkuara.
Si justifikim për armatosjen e Serbisë, Vuçiq shpesh përdor “kërcënimet nga fqinjësia”.
Më shumë:
“Ushtria dhe studentët”
Teksa kalojnë tanket dhe mjetet luftarake, qytetarët dhe studentët, të rrethuar nga kordoni policor, brohorasin “Ushtria dhe studentët” dhe përshëndesin ushtarët.
Situata është e qetë, raporton gazetarja e REL-it.
Kush ishin të ftuarit që morën pjesë në paradë?
Në paradën ushtarake të Serbisë në Beogard nuk pati fytyra shumë të njohura apo të rëndësishme nga bota e politikës.
Në mesin e atyre që morën pjesë ishin, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed, anëtari i familjes mbretërore të Bahreinit Nasser bin Hamad, aktori Steven Seagal, si dhe ish-presidenti i entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik.
Përfundon parada ushtarake
Parada ushtarake në Beograd përfundoi me shfaqjen e flotës ajrore të vendit.
Gjatë kësaj shfaqje fluturuan avionë luftarakë MiG-29 mbi zonën ku u mbajt parada ushtarake.
Ata u shoqëruan nga avionë bombardues "Shqiponja", të ndjekur nga një fluturim i avionëve transportues "Supergaleb" dhe avionëve stërvitorë "Lasta".
Anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutistëve kryen një kërcim me parashutë.