Përshëndetje të nderuar lexues,
Po e fillojmë mbulimin tonë të drejtpërdrejtë paradës ushtarake në Beograd dhe protestës së studentëve.
Kjo paradë po zhvillohet në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad dhjetë muaj më parë.
Një pjesë e publikut opozitar është e indinjuar nga organizimi i paradës ushtarake, duke vlerësuar se qeveria synon të "demonstrojë forcë" në një kohë polarizimi të madh në shoqëri.
Qëndroni me ne.
Teksa parada ende nuk ka filluar, qytetarë dhe studentë kanë nisur të mblidhën jashtë kordoneve të paradës.
Studentët, të cilët kanë zhvilluar protestas antiqeveritare për muaj të tërë, e thirrën tubimin e sotëm në të njëjtën kohë me paradë "në mbështetje të ushtrisë".
Njësitë e policisë për trazira janë të pranishme.
Një ditë para paradës, tanket bllokuan një pjesë të kryeqytetit serb të premten.
Tanket dhe ushtarët dolën tashmë në rrugë, ndërsa një pjesë e lagjes Beogradi i Ri është mbyllur për qarkullim që nga 9 shtatori. Disa qytetarë shprehin pakënaqësi dhe pyesin për koston dhe qëllimin e paradës, ndërsa ministri i Mbrojtjes u kërkon falje për “dhjetë ditët e shqetësimit”.
Më shumë në videon më poshtë:
Policia vendos kordon midis studentëve dhe vendit të paradës
Policia ka vendosur kordon për të mos i lejuar pjesëmarrësit e tubimit studentor të afrohen në hyrje të paradës ushtarake.
Përveç anëtarëve të policisë së trazirave, ka edhe anëtarë të Xhandarmërisë me pajisje të plota për të shpërndarë demonstratat.
Megjithatë, policia është pozicionuar në disa unaza, kështu që pjesëmarrësit e tubimit studentor po përpiqen të gjejnë një rrugë për në paradë.
Pjesëmarrësit në tubimin studentor me të cilët foli Radio Evropa e Lirë thonë se do të përpiqen të hyjnë individualisht në zonën ku po zhvillohet parada.
Ata janë të indinjuar nga sjellja e policisë së trazirave dhe e Xhandarmërisë, të cilët ua bllokuan kalimin.
Ata theksojnë se “ushtria nuk është e Vuçiqit, por e popullit”, se “askush nuk mund t’i ndalojë ata të kalojnë” dhe pyesin pse njerëzit që vijnë në mënyrë të organizuar dhe që pretendojnë se janë mbështetës të qeverisë, lejohen të hyjnë në paradë si spektatorë.