Ndërlidhjet

Ushtria serbe.
Ushtria serbe.

Serbia mban paradë ushtarake në një kohë protestash antiqeveritare

•Një paradë ushtarake nën sloganin "Forca e Unitetit" u mbajt të shtunën në Beograd të Serbisë.

•Njëkohësisht, një grup qytetarësh, me thirrjen e studentëve protestues, u mblodhën "në mbështetje të ushtrisë".

•Mbi 10.000 trupa parakaluan në paradë, së bashku me mbi 2.500 armë dhe pajisje ushtarake, sipas autoriteteve.

•Parada u zhvillua në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad nëntorin e kaluar.

14:19 20.9.2025

Lexues të nderuar,

Këtu po e mbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të paradës ushtarake në Beograd, e cila u zhvillua në një kohë kur Serbia është përballur me protesta të vazhdueshme antiqeveritare.

Gjatë paradës, e cila u vëzhgua nga presidenti i vendit Aleksandar Vuçiq, parakaluan mijëra trupa serbe dhe u shfaq armatimi i vendit, nga autoblindat te avionët luftarakë.

Parada u mbajt në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad nëntorin e kaluar.

Zyrtarët serbë e mohuan se parada ushtarake kishte motive politike dhe parada u mbajt nën sloganin "Forca e Unitetit".

Njëkohësisht, një grup qytetarësh, me thirrjen e studentëve protestues, u mblodhën "në mbështetje të ushtrisë", por ata nuk u lejuan nga policia të afoheshin afër paradës.

Në paradë nuk pati fytyra shumë të njohura apo të rëndësishme nga bota e politikës.

Në mesin e atyre që morën pjesë ishin, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed, anëtari i familjes mbretërore të Bahreinit Nasser bin Hamad, aktori Steven Seagal, si dhe ish-presidenti i entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodik.

Faleminderit që na ndoqët!

XS
SM
MD
LG