Moska në disa fotografi
Çka janë mercenarët?
Mercenarët janë njerëz që punësohen për të luftuar për para. Ata nuk janë pjesë e ndonjë ushtrie zyrtare.
Me ligjin ndërkombëtar, shfrytëzimi i mercenarëve në konflikt të armatosur është veprim i paligjshëm.
Forcat mercenare janë të paligjshme në Rusi, por ato kanë qenë të rëndësishme në luftën e saj në Ukrainë.
Në vitin 2022, grupi mercenar, Wagner, është regjistruar si kompani dhe ka hapur një seli të re në Shën Petersburg.
Në artikullin më poshtë mund të lexoni se kush është udhëheqësi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i cili bëri thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse.
Për ju që sapo na jeni bashkuar:
- Grupi rebel mercenar, Wagner, tha se ka marrë kontrollin e Rostov-on-Donit në Rusinë jugore. Raportet sugjerojnë se ai kontrollon edhe disa lokacione kyçe në Voronezh - një qytet më në veri.
- Trupat e Wagnerit raportohet se po përparojnë në drejtim të Moskës. Ato janë parë në rajonin Lipetsk, i cili është ende disa orë larg kryeqytetit.
- Qytetarëve në Moskë u është bërë thirrje t’i shmangin lëvizjet sa më shumë që është e mundur. Disa rrugë dhe ura në kryeqytet janë mbyllur.
- Kremlini i hodhi poshtë pretendimet se presidenti Vladimir Putin është larguar nga Moska, pasi avioni i tij u identifikua nga një ueb-faqe që përcjell fluturimet duke shkuar drejt pjesës veriperëndimore të vendit.
- Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre thanë se janë duke monitoruar nga afër situatën në Rusi.
Situata në Moskë “është e vështirë”
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin rus “është e vështirë”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që “të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”.
“Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”, tha ai përmes një deklarate të shpërndarë në aplikacionin Telegram.
Mercenarët e Wagnerit raportohet se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.