Ndërlidhjet

Rostov-on-Don, 24 qershor 2023
Rostov-on-Don, 24 qershor 2023

Mercenarët e Wagnerit tërhiqen në bazat e tyre

  • Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, u tha trupave të tij të ndalin marshimin e tyre drejt Moskës, “për të shmangur gjakderdhjen”.
  • Më 23 qershor, Yevgeny Prigozhin bëri thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse, duke e akuzuar atë për sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë.
  • Pasditen e 24 qershorit, Prigozhin u tha forcave të tij që të kthehen në bazat e tyre, pas negociatave me udhëheqësin bjellorus, Alexandr Lukashenko, raportoi kanali televiziv rus, Rossiya 24.
  • Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilësoi sjelljen e Wagnerit si “tradhti”.
12:24 24.6.2023

Çfarë është duke ndodhur në Rusi?

Këto janë informacionet e orëve të fundit:

  • Presidenti rus, Vladimir Putin e ka mbajtur të shtunën një fjalim televiziv, duke i konsideruar veprimet e grupit mercenar rus, Wagner si “tradhti të lartë” dhe “thikë pas shpine”. Ai ka bërë thirrje për unitet dhe ka thënë se autoritetet janë duke vepruar shpejt për ta pasur nën kontroll situatën.
  • Mercenarët e Wagnerit kanë thënë se e kanë marrë kontrollin e qytetit rus Rostov-on-Don, pikë kyçe e ushtrisë ruse.
  • Prigozhin ka thënë se do të marshojë në Moskë, nëse krerët më të lartë ushtarakë nuk takohen me të.
  • Përmes një audio-mesazhi, ai duket se i është kundërpërgjigjur Putinit, duke thënë se trupat e tij nuk po kryejnë tradhti, por janë “patriotë” që po luftojnë për të ardhmen e tokës amë.
  • Edhe komuniteti ndërkombëtar ka nisur të reagojë për këto zhvillime. Disa shtete në kufi me Rusinë janë duke e rritur sigurinë, derisa NATO-ja ka thënë se është duke e vëzhguar situatën në vazhdimësi.

12:10 24.6.2023

Rriten masat e sigurisë në Moskë

Moska e ka rritur sigurinë, pas marrjes së masave anti-terrorit.

Kështu duken rrugët e kryeqytetit rus të shtunën.

Moskë, 24 qershor 2023.
Moskë, 24 qershor 2023.

11:58 24.6.2023

Prigozhin i quan “patriotë” luftëtarët e Wagnerit

Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin është duke gabuar thellë, pasi luftëtarët e Wagnerit nuk janë tradhtarë, por “patriotë”.

11:56 24.6.2023

Perëndimi po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Rusi

Zyrtarë të NATO-s, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë, kanë deklaruar të shtunën se janë duke e monitoruar situatën në Rusi.

Disa u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të shmangin udhëtimin në qytetin rus Rostov-on-Don.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG