Ndërlidhjet

Rusia sulmon Ukrainën me dronë për të katërtën ditë radhazi

Tym në një zonë të Kievit, pas një sulmi rus me dronë, më 13 korrik 2023.
Tym në një zonë të Kievit, pas një sulmi rus me dronë, më 13 korrik 2023.

Disa rajone të Ukrainës lëshuan alarmet për sulme ajror në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut, pasi Rusia lëshoi një rund të ri sulmesh me dronë të prodhuar nga Irani. Zyrtarët rajonalë raportuan se këto sulme shkaktuan dëme dhe lëndime.

Gjashtë dronë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës mbi qytetin Kriviy Rih në rajonin Dnipropetrovsk në jug të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, në Telegram.

“Megjithatë, nuk ishte e mundur të shkatërroheshin të gjithë dronët dhe një kompani e shërbimeve u dëmtua në Kriviy Rih”, shkroi Lysak.

Ai shtoi se një kompani lokale e transportit dhe disa ndërtesa u dëmtuan gjithashtu, ndërsa u shkatërruan pajisje speciale industriale. Një burrë 56-vjeçar pësoi lëndime të lehta, tha Lysak.

Kreu i Këshillit të Mbrojtjes së Kryviy Rih, Oleksandr Vilkul, tha në Telegram se, pavarësisht dëmeve, shërbimet komunale në qytet po punojnë.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës tha se ka rrëzuar 16 nga 17 dronët e prodhuar nga Irani të përdorura nga Rusia në rundin e fundit të sulmit.

Breshëri sulmesh me dronë mbi kryeqytetin ukrainas

Një dron rus shpërtheu kur goditi një ndërtesë në Kiev, në orët e hershme të mëngjesit më 13 korrik. Sipas autoriteteve, së paku një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një nate nga sulmet ruse me dronë në kryeqytetin ukrainas.
1/11 Një dron rus shpërtheu kur goditi një ndërtesë në Kiev, në orët e hershme të mëngjesit më 13 korrik. Sipas autoriteteve, së paku një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një nate nga sulmet ruse me dronë në kryeqytetin ukrainas.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Një dron duke shpërthyer në qiell mbi qytetin e Kievit.<br />
<br />
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitscho, nëpërmjet rrjetit social Telegram, tha se trupi i pajetë i një banori në një nga ndërtesat e sulmuara, ishte gjetur kur ekipet e emergjencës shuan zjarrin në lagjen historike të kryeqytetit, Podil.
2/11 Një dron duke shpërthyer në qiell mbi qytetin e Kievit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitscho, nëpërmjet rrjetit social Telegram, tha se trupi i pajetë i një banori në një nga ndërtesat e sulmuara, ishte gjetur kur ekipet e emergjencës shuan zjarrin në lagjen historike të kryeqytetit, Podil.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Tymi si pasojë e shpërthimeve ngrihet mbi qytet. Klitschko tha gjithashtu se së paku dy persona janë lënduar, kur copat nga shpërthimet ranë dhe dëmtuan një objekt banesor në lagjen e Darnytskiy.
3/11 Tymi si pasojë e shpërthimeve ngrihet mbi qytet. Klitschko tha gjithashtu se së paku dy persona janë lënduar, kur copat nga shpërthimet ranë dhe dëmtuan një objekt banesor në lagjen e Darnytskiy.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Një banori i Kievit, Dmytro, duke mbajtur vajzën e tij 6-muajshe në duar, Alinën. Ndërsa gruaja e tij mban qenin e tyre jashtë një ndërtese banimi të dëmtuar gjatë sulmit.
4/11 Një banori i Kievit, Dmytro, duke mbajtur vajzën e tij 6-muajshe në duar, Alinën. Ndërsa gruaja e tij mban qenin e tyre jashtë një ndërtese banimi të dëmtuar gjatë sulmit.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Gjaku i shpërndarë në dyshemenë e një ndërtese banimi që u godit gjatë sulmeve ruse me dronë.
5/11 Gjaku i shpërndarë në dyshemenë e një ndërtese banimi që u godit gjatë sulmeve ruse me dronë.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Pamje të një objekti banesor që është sulmuar nga një dron rus. Autoritetet ukrainase thanë se gjatë sulmit, kanë rrëzuar 20 dronë të forcave ruse dhe dy raketa.
6/11 Pamje të një objekti banesor që është sulmuar nga një dron rus. Autoritetet ukrainase thanë se gjatë sulmit, kanë rrëzuar 20 dronë të forcave ruse dhe dy raketa.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Një banore duke shikuar banesën e fqinjit të saj që u dëmtua gjatë sulmit me dron.
7/11 Një banore duke shikuar banesën e fqinjit të saj që u dëmtua gjatë sulmit me dron.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Banorët duke qëndruar jashtë ndërtesës së dëmtuar ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit dhe stafi i emergjencës vazhdojnë punën e tyre.
8/11 Banorët duke qëndruar jashtë ndërtesës së dëmtuar ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit dhe stafi i emergjencës vazhdojnë punën e tyre.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Një person nga ekipi i kërkim-shpëtimit duke e inspektuar një ndërtesë t dëmtuar nga sulmi me dronë.
9/11 Një person nga ekipi i kërkim-shpëtimit duke e inspektuar një ndërtesë t dëmtuar nga sulmi me dronë.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Pamje e një ndërtesë nga një banesë e dëmtuar.<br />
<br />
Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, e përshkroi sulmin si një &quot;sulm masiv&quot; nga dronët Shahed të prodhuar nga Irani, pasi po sulmoheshin nga drejtime të ndryshme.
10/11 Pamje e një ndërtesë nga një banesë e dëmtuar.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, e përshkroi sulmin si një "sulm masiv" nga dronët Shahed të prodhuar nga Irani, pasi po sulmoheshin nga drejtime të ndryshme.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Mbrojtja ajrore e Ukrainës duke përdorur një projektor për të gjetur dronë në qiellin mbi Kiev.
11/11 Mbrojtja ajrore e Ukrainës duke përdorur një projektor për të gjetur dronë në qiellin mbi Kiev.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit. (Përgatiti: Albina Kastrati)
Previous slide
Next slide

Dita e katërt radhazi e sulmeve ruse më dronë erdhi një ditë pasi të paktën dy persona u vranë, disa u plagosën dhe u shkaktuan dëme materiale në Kiev dhe në rajone të tjera të Ukrainës.

Në fushëbetejë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se trupat e saj zhvilluan 30 beteja luftarake gjatë 24 orëve të fundit në rajonin lindor të Donjeckut, ku luftimet e ashpra kanë vazhduar pandërprerë.

“Armiku vazhdon t’i përqendrojë përpjekjet e veta kryesore sulmuese drejt Kupyanskut, Lymanit, Bahmutit, Avdivkas dhe Maryinkas. Betejat e ashpra po vazhdojnë”, tha Shtabi i Përgjithshëm në raportin ditor.

Ndërkohë, Pentagoni tha më 13 korrik se grupi mercenar Eagner, anëtarët e të cilit kanë luftuar në disa nga betejat më të ashpra dhe më të përgjakshme në zonën e Bahmutit, nuk po merr pjesë në operacionet ushtarake në Ukrainë në mënyrë domethënëse pas rebelimit të armatosur para më shumë se dy jave.

“Në këtë fazë, ne nuk shohim që forcat Eagner po marrin pjesë në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

Pas rebelimit të 23 dhe 24 qershorit, luftëtarëve të Eagnerit thuhet se iu ofrua opsionet për të shkuar në mërgim, për t'u bashkuar me forcat e rregullta të Rusisë ose për t'u shpërbërë.

E ndërkohë që Ukraina po kryen operacione kundërsulmuese në disa zona të frontit, ushtria ukrainase tha se ka marrë municionet thërrmuese të premtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sapo i kemi marrë, nuk i kemi përdorur ende”, tha gjenerali Oleksandr Tarnavskiy, kreu i komandës jugore të Ukrainës, në një intervistë për CNN, duke iu referuar municioneve thërrmuese kontroverse.

Ai shtoi se forcat ruse e kuptojnë se kjo do t'ia japë Ukrainës një avantazh dhe do “ta ndryshojë rrënjësisht” situatën në fushën e betejës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar thanë se do të dërgonin bomba thërrmuese në Ukrainë, pavarësisht shqetësimeve për rrezikun afatgjatë për civilët. Forcat ukrainase nuk do t’i vendosin ato në zona shumë të populluara, tha Tarnavskiy.

Gjermania, më 13 korrik, tha se ndihma shtesë ushtarake, përfshirë municione dhe armë vetëlëvizëse kundërajrore Gepard, do t’i jepen Ukrainës. Në një deklaratë të qeverisë u tha se “iniciativa e Gjermanisë për ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë” tani arrin në 5.4 miliardë euro.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG