Teksa forcat ushtarake ruse po luftojnë në periferitë e Kostiantinivkës, banorët e këtij qyteti në lindje të Ukrainës po përballen me bombardime të përditshme, dhe shpesh po detyrohen t’i varrosin të vdekurit në oborret e shtëpive apo të banesave. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)
Fëmijë, prindër e mjekë u takuan në Kiev, në një ngjarje të quajtur “Mëngjesi i Mirënjohjes” - një mundësi për të festuar rikuperimin e pacientëve të rinj pas transplantimit të organeve.
Kur liderët botërorë udhëtojnë me tren drejt Kievit, atyre iu shërben kuzhinieri i famshëm Yevhen Klopotenko, i cili përgatit specialitete të kuzhinës ukrainase.
Bisedimet mes presidentit Trump dhe Zelensky në Uashington nuk prodhuan rezultate të mëdha, por u zhvilluan në një atmosferë konstruktive.
Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës hekurudhore ukrainase, duke synuar paralizimin e logjistikës së vendit.
Forcat ruse po përpiqen të avancojnë drejt Kostiantinivkës nga disa drejtime, duke kërkuar pika të dobëta në mbrojtjet ukrainase. Kremlini dëshiron të ndërpresë qasjen e forcave ukrainase në rrugët e furnizimit, të cilat e bëjnë këtë qytet objektiv kyç.
Vladyslavi, pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës, kishte pësuar një plagë gati vdekjeprurëse në fyt, kur një njësit emergjencash e gjeti atë afër vijës së frontit, në rajonin e Donjeckut.
Duke qenë në rrezik të vazhdueshëm nga sulmet ajrore ruse, gjithnjë e më shumë banorë të fshatrave në rajonin e Dnipropetrovskut, në Ukrainë, po vendosin të largohen drejt vendeve më të sigurta më në perëndim.
Brigada e 93-të e Mekanizuar e Ukrainës thotë se tanku i saj dhe njësitet e saj të dronëve po vazhdojnë të luftojnë kundër forcave ruse, të cilat depërtuan pranë qytezës Dobropillja, në rajonin lindor të Donjeckut.
Ukraina po përdor dronë të vegjël pengues për të lëshuar rrjeta që kapin dronët rusë dhe i rrëzojnë ata nga qiejt mbi fushëbetejë.
Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko, ka treguar për herë të parë rreth torturave që i ka përjetuar pasi është arrestuar në Krimenë e pushtuar nga Rusia më 2021.
Sulmet ruse me dronë goditën një ndërtesë banimi në qytetin lindor ukrainas të Harkivit, para një takimi të rëndësishëm në Uashington ndërmjet udhëheqësve të Ukrainës, atyre evropianë dhe të SHBA-së.
Ukrainasit e kanë parë me ndjenja të përziera samitin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaskë.
Teksa forcat ruse po avancojnë ngadalë në rajonin e Donjeckut, njësitet e dronëve po e bartin barrën më të madhe të mbrojtjes së territorit ukrainas.
Vullnetarë ushtarakë ukrainas, më të vjetër se 60 vjeç, po rregullojnë raketa të prishura, dhe po i përdorin pastaj ato kundër njësiteve ruse.
Beteja për Çasiv Jarin po zhvillohet me intensitet të lartë që më shumë se një vit. Ai mbetet një prej zonave më të nxehta në vijën e frontit, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë. Qyteti ndodhet në një terren të ngritur, i cili i jep atij rëndësi strategjike.
Një ushtar ukrainas ka mbajtur një videoditar, pasi njësiti i tij në frontin e luftës, në Donjeck, mbeti nën rrethim gjatë dimrit në qytetin Torjeck.
Zonat rezidenciale në kryeqytetin ukrainas, Kiev, u goditën rëndë nga një sulm masiv me raketa dhe dronë rusë më 16 dhe 17 qershor, duke lënë të vdekur të paktën 14 persona dhe duke plagosur 55 të tjerë.
Më 25 maj, Rusia dhe Ukraina e kanë finalizuar këmbimin më të madh të të burgosurve, prej nisjes së luftës së Rusisë në tokën ukrainase. Por, asnjëri prej tyre nuk ka qenë nga Brigada e Azovit – njëra prej njësiteve ushtarake ukrainase me namin më të madh.
Mes sulmeve të vazhdueshme nga Rusia, disa ukrainas po i drejtohen një forme të re strehimi kundër sulmeve ajrore.
Shfaq më shumë