Ende nuk dihet shkaku i rrëmujës gjatë protestës studentore në Beograd
Një pjesë e opinionit publik në Serbi, si dhe Komisioni Evropian, presin që autoritetet në Serbi ta hetojnë rastin e një rrëmuje të papritur, që ndodhi gjatë 15 minutave të heshtjes në protestën studentore në Beograd, më 15 mars. Ata duan që institucionet t’i hetojnë plotësisht akuzat për përdorimin e një topi zanor ose të armëve të ngjashme kundër demonstruesve paqësorë. Disa organizata të shoqërisë civile raportuan se deri më 17 mars kishin marrë më shumë se 3.000 dëshmi nga qytetarët në lidhje me incidentin dhe se një numër i madh i tyre kishin raportuar probleme shëndetësore dhe lëndime fizike. Përderisa autoritetet mohojnë përdorimin e topit zanor, Prokuroria ka nisur një hetim.
Përmbajtja
-
23 qershor 2025
A mund ta shkundë Irani ekonominë botërore?
-
20 qershor 2025
Cili është qëllimi përfundimtar i Izraelit në Iran?
-
17 qershor 2025
Çfarë është pasurimi i uraniumit?