Kërstiq, në letrën drejtuar gjykatës për lirimin e parakohshëm nga burgu, ka shkruar se do të kishte votuar për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën.
Një popullatë në rritje e kuajve të egër po i tërheq vizitorët drejt maleve të thyera në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës. Njerëzit lokalë i kanë braktisur kuajt bujqësorë gjatë luftës së viteve ’90, por kafshët janë harlisur në natyrë.
Numri i viktimave është duke u rritur në zonën e Jabllanicës, në jug të Bosnjës, ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë prekur shumë vendbanime përreth.
Punëtoria “Të guximshme dhe krenare” është themeluar si grup mbështetës për gratë që i kanë mbijetuar dhunës seksuale gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995. Gratë dizajnojnë dhe krijojnë shapka, sixhade, çanta dhe punëdore të tjera. Ato thonë se punëtoria u ka sjellë paqe, gëzim dhe hare.
Përfaqësues nga disa shoqata serbe kanë bllokuar rrugët pranë tri pikave kufitare me Kosovën në territorin e Serbisë. Grupe të vogla njerëzish u mblodhën pasditen e 6 shtatorit në kalimet kufitare në Merdare, Jarinë dhe Bërnjak, ku ndaluan kamionë dhe drejtues makinash me dokumente të Kosovës.
A ka arsimi rol dhe fuqi për të parandaluar mizoritë e ardhshme? Dokumentari “Barra” nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, dokumentoi përvojat tragjike të gjenocidit në Ruandë dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Arkeologët në Mal të Zi kanë zbuluar atë që thonë se është shembulli i vetëm i një varri kafshësh në vendin e tyre, e i cili daton që nga kohët romake. Sipas tyre, historia prapa varrit, që përmban skelete të një kali dhe të një qeni, është mister.
Falë mostrës së ADN-së së Ramiza Hasanoviqit, tetë anëtarë të familjes së saj të gjerë, të cilët u vranë gjatë gjenocidit në Srebrenicë, u identifikuan për t’u varrosur më pas në Qendrën Përkujtimore në Potoçari.
Gjatë njëzet vjetëve të fundit, në periudhën ndërmjet 8 dhe 10 korrikut, mijëra njerëz kanë ecur nëpër rrugën e vdekjes prej 100 kilometrash, të cilën, në verën e vitit 1995, e kaluan ndërmjet 12 dhe 15 mijë njerëz që po iknin nga Srebrenica.
Një grup grash nga qyteza e Graçanicës, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës, më 2010 nisën të thurnin lule, në përkujtim të më shumë se 8.000 burrave dhe djemve të vrarë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë, në korrikun e vitit 1995.
Festivali “Mirëdita, dobar dan”, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Serbisë, u ndalua me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, më 27 qershor, pak para hapjes së planifikuar të tij në Beograd.
Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë, por u rrafshua nga eksplozivët në mes të natës, më 7 maj, 1993. Dhe, më 7 maj të këtj viti, 31 vjet pas shkatërrimit, xhamia e rinovuar Arnaudija u rihap.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia shtroi qilimin e kuq homologut të tij kinez, Xi Jinping, më 8 maj, duke deklaruar “Tajvani është Kinë” para turmave mirëpritëse në Beograd.
Gazetarët në veri të Serbisë po përballen me “nivele të paprecedente” të kanosjes, përfshirë kërcënime me dhunë fizike. Dinko Gruhonjiq ka gjetur kërcënime me vdekje të shkruara para shtëpisë së tij. Ai është një ndër shtatë gazetarë në Serbi që janë kërcënuar gjatë marsit.
Emigrantë që u përpoqën të hynin në Serbi nga Maqedonia e Veriut, duke ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se policia e Serbisë i ka rrahur me shkopinj gome.
Një pemë ulliri, e cila llogaritet të jetë 2200-vjeçare, në qytezën malazeze të Tivarit, ndodhet në rrezik, pasi është zbuluar se një pjesë e saj po thahet. Tashmë ka nisur puna për një sistem të ri drenazhi, në përpjekje për të shpëtuar pemën e lashtë.
Qytetarë të Bosnjë e Hercegovinës, të cilët jetojnë afër minierave të hapura të qymyrit, druajnë se gërmimet e mëdha po e destabilizojnë tokën e tyre dhe se mihjet mund të jenë duke u zgjeruar ilegalisht nën pronat e njerëzve.
Protestat janë përhapur në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën pasi një burrë transmetoi drejtpërdrejt vrasjen e ish-gruas së tij në Instagram. Në funeralin e Nizama Hecimoviqit morën pjesë mijëra njerëz.
Aktivisti rus kundër luftës, Vladimir Volokhonsky, ka ikur në Serbi, pasi është përballur me arrestim në atdhe, por tani i frikohet dëbimit në Rusi. Kundërshtarët e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës thonë se Serbia po koordinohet gjithnjë e më shumë me Kremlinin për t’i shënjuar ata.
Si ishin dikur dhe si janë pas dy dekadash lagjet më të famshme të Shkupit? Teksa pamjet e vitit 2003 nga lart tregojnë zona të gjelbëruara në hapësira publike, më 2023 të njëjtat vende shihen të mbushura me komplekse të mëdha banimi.
Shfaq më shumë