Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, të gjitha partitë kryesore kanë marrë më pak vota në zgjedhjet e vitit 2026. Rënia vërehet si te LVV-ja, ashtu edhe te PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, duke reflektuar pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në këtë proces zgjedhor.
E vetmja parti që shënoi rënie në këto zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje.
Me 33.19 për qind të vendvotimeve të procesuara, garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë e prin Lëvizja Vetëvendosje.
Pas mbylljes së vendvotimeve, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur rreth 35%, duke shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, kur në total kishin votuar rreth 45% e qytetarëve.
Komunat me shumicë serbe kanë shënuar rritjen më të madhe në pjesëmarrje në zgjedhje nga ato të dhjetorit të vitit të kaluar. Rënia më e madhe vërehet në Malishevë, komunën që kishte qenë bastion i Nismës Socialdemokrate që nuk garoi në këto zgjedhje.
Në Kosovë, komunitetet joserbe mbajnë shpesh peshën vendimtare të formimit të qeverive, por banorët thonë se kjo rëndësi nuk u kthehet në përfitime konkrete. Nga Reçani në Fushë Kosovë, ata flasin për premtime të përsëritura, mungesë investimesh dhe përfaqësim që rrallë sjell ndryshim real.
Bryan McGraw, profesor i Shkencave Politike në kolegjin amerikan Wheaton, thekson se demokracitë moderne kudo në botë po përjetojnë një lloj transformimi në mënyrën se si funksionojnë partitë dhe si bëhet përzgjedhja politike.
Nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2011 në atë të vitit 2024, numri i të deklaruarve si besimtarë myslimanë në Kosovë ka rënë për mbi 180 mijë persona. Rënie ka pësuar edhe numri i qytetarëve të deklaruar si katolikë, ndërsa shifrat e komuniteteve të tjera kanë shënuar rritje.
Që nga viti 2022, qeveria e udhëhequr nga kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti, ka shpërndarë para te qytetarët në forma të ndryshme përmes Programit për Ringjalljen Ekonomike. Për këtë vit, këtij progami iu ndanë 30 milionë euro nga buxheti shtetëror.
Deri më tani janë aprovuar gati 110 mijë kërkesa të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit 2026. Edhe pse mbi 25 mijë kërkesa mbeten ende në shqyrtim, ky tashmë është numri më i lartë i regjistruar për votim nga jashtë në një proces zgjedhor në Kosovë.
Numri i grave në listat për deputetë të partive kryesore në Kosovë për zgjedhjet e 7 qershorit mbetet vetëm pak mbi kuotën gjinore prej 30 për qind të paraparë me ligj.
Më shumë se çdo i treti i burgosur është nën moshën 30 vjeç. Të dhënat tregojnë se Kosova ka përqindjen më të lartë të të rinjve në shërbimin korrektues në të gjithë rajonin.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mban epërsinë si kandidati me më së shumti vota nga të gjitha partitë.
Këshillat janë të shumta e të llojllojshme: shiko kalendarin kinez, shpërlaju me sodë buke, ndërroje anën e mitrës, mbet shtatzënë në ditën e ovulimit, konsumo mish viçi dhe burri të pijë më shumë kafe…
Mali i Zi është vlerësuar sërish si vendi që qëndron më së miri nga shtetet e Ballkanit Perëndimor sa i përket lirisë së medias. Më së keqi për vitin 2026 qëndron Serbia, duke u radhitur e 104-ta nga gjithsej 180 vende.
Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së medias në krahasim me vitin e kaluar, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026, Kosova renditet e 84-ta nga 180 vende.
Legjislatura e tetë, më e gjata që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, u pasua nga dy legjislatura jetëshkurtra në dy vjetët e fundit.
Në shumicën e shteteve evropiane, tri palë zgjedhjet e fundit shtrihen në një periudhë prej rreth 7 deri në 10 vjet. Kosova dallohet ndjeshëm.
Shtrenjtimi i naftës i ka sjellë veturat elektrike në tavolina diskutimi. Edhe pse shihen si opsion i mirë për ngasësit në Kosovë, njohësit e industrisë theksojnë disa probleme: nga mungesa e lehtësirave doganore deri te infrastruktura e kufizuar për mbushje.
Vizitat e fundit të Vjosa Osmanit në disa qytete të Kosovës po interpretohen edhe si sinjale për një rikthim të mundshëm të ish-presidentes në politikën aktive, në një moment të ndjeshëm për vendin.
Shfaq më shumë