"Tash do të jetë ndryshe" - Mbyllja e komunave paralele shqetëson qytetarët serbë
Aksioni i Qeverisë së Kosovës për mbylljen e komunave paralele të Serbisë ka shkaktuar dëshpërim dhe shqetësim te serbët e Kosovës. Në fshatin e Osojanit, në Istog, dhe në atë të Gorazhdecit, në Pejë, ku shumica janë serbë, thonë se në këto komuna paralele nuk ka pasur kurrë aktivitete ilegale, por vetëm shërbime në ndihmë të qytetarëve.