Nis mbyllja e vendvotimeve
Në orën 19:00 ka nisur mbyllja e vendvotimeve në 18 komunat ku sot qytetarët votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj.
Si rëndom, qendrat e votimit do të mbesin të hapura edhe pas orës 19:00 nëse në to ka ende votues që presin për të votuar.
Në rundin e parë, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna.
Ndërkaq, komunat që zhvilluan balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.
Exit poll-et: LDK fiton Prishtinën
Sipas tri exit poll-eve, të publikuara në televizionet Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës parashihet që të udhëheqë edhe për një mandat me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Rama u përball në Prishtinë në rundin e balotazhit me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje.
KQZ pritet që pas mbylljes së vendvotimeve të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.
Exit poll-et: Gjakova vazhdon me Gjinin
Sipas tri exit poll-eve, të publikuara në televizionet Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini, Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës parashihet që të fitojë edhe një mandat në Gjakovë.
Në rundin e balotazhit ai u përball me Adrian Golën e Lëvizjes Vetëvendosje.
KQZ pritet që pas pak të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.