Ndërlidhjet

Festa e LDK-së në Prishtinë, pas fitores më 9 nëntor.
Festa e LDK-së në Prishtinë, pas fitores më 9 nëntor.

Rezultatet e balotazhit: LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3

• Qytetarët në 18 komuna votuan më 9 nëntor për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.

• Në këtë rund, LDK-ja fitoi pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër, ndërkaq PDK-ja në tre.

• Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja ishte mbi 32 për qind.

21:30 9.11.2025

Prebreza: Pas 25 vjetësh, pushteti komunal në Fushë Kosovë po i kthehet qytetarëve

Valon Prebreza, kandidat i LVV-së për Fushë Kosovë, tha se pas 25 vjetësh, “pushteti komunal në Fushë Kosovë po i kthehet qytetarëve”.

Ai falënderoi kryetarin e partisë së tij, Albin Kurti, për mbështetjen, por edhe qytetarët.

“Kjo fitore është fitore e qytetarëve të Fushë Kosovës”, tha ai, teksa Kurti, që është kryeministër në detyrë i Kosovës, i premtoi “mbështetje të fuqishme” nga ekzekutivi kosovar.

LDK-ja e kishte udhëhequr këtë komunë që nga përfundimi i luftës.

21:13 9.11.2025

Kurti: LVV-ja fitoi katër komuna në balotazh  

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se në bazë të rezultateve që kanë marr nga komisionarët, partia e tij ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Gjilan në rundin e balotazhit.

Në total, në këto zgjedhje lokale, LVV, tha Kurti, ka fituar në shtatë komuna.

“Ky është një sukses i LVV-së. Natyrisht që kemi synuar më shumë se kaq”, tha ai.

Kurti tha se në partitë e tjera u bashkuan kundër LVV-së në rundin e balotazhit, prandaj ky rezultat “është një sukses i LVV-së”.

21:04 9.11.2025

Pas humbjes në Obiliq, Xhafer Gashi jep dorëheqje nga funksionet në LDK

Kandidati i LDK-së për Obiliqin, Xhafer Gashi, dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti pasi humbi zgjedhjet lokale.

Ai i uroi sukses Halil Thaçit nga LVV-ja.

Gashi kishte qenë kryetar i Obiliqit për 12 vjet.

“Ndoshta nuk ia kemi dalë për arsye se diku na kanë vjedhur, atëherë unë si kryetar i degës së LDK-së në Obiliq e marr përgjegjësinë për humbjen dhe jap dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm, nga kryesia e Lidhjes Demokratike dhe nga kryetar i nëndegës”, tha ai.

Gashi ishte kryetar i Obiliqit për 12 vjet.

20:44 9.11.2025

Krasniqi: Në Mitrovicë të Jugut do të presim deri në votën e fundit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij do të presë deri në numërimin e votave të fundit në Mitrovicë të Jugut, ku ka kandiduar me Arian Tahirin.

Sipas rezultateve aktuale, në këtë komunë prin Faton Peci i LVV-së.

Krasniqi ndërkaq shpalli fitoren e PDK-së në Prizren, Kaçanik dhe Vushtrri.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG