Ndërlidhjet

Festa e LDK-së në Prishtinë, pas fitores më 9 nëntor.
Festa e LDK-së në Prishtinë, pas fitores më 9 nëntor.

Rezultatet e balotazhit: LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3

• Qytetarët në 18 komuna votuan më 9 nëntor për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.

• Në këtë rund, LDK-ja fitoi pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër, ndërkaq PDK-ja në tre.

• Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja ishte mbi 32 për qind.

20:13 9.11.2025

LDK prin në Viti

Sokol Haliti i LDK-së ka fituar 51.47 për qind të votave në Viti, sipas numërimit të 84.38 për qind.

Arsim Ademi nga LVV ka 48.53 për qind të votave.

20:12 9.11.2025

AAK shpall fitoren në Suharekë

Bali Muharremaj nga AAK ka shpallur fitoren në Suharekë.

Ai ka marrë 55.95 për qind të votave, bazuar në numërimin e 96.55 për qind.

Ardian Shala i LDK-së ka fituar 44.05.

20:09 9.11.2025

Prebreza i LVV-së prin në Fushë Kosovë

Valon Prebreza i LVV-së ka fituar 53.45 për qind të votave në Fushë Kosovë, bazuar në 54.24 për qind të votave të numëruara.

Besnik Osmani i LDK-së ka 46.55 për qind.

20:08 9.11.2025

LVV-ja e para në Kaçanik

Me 70.45 për qind të votave të numëruara, Jeton Raka nga LVV është i pari në Kaçanik.

Sabedin Vishi i PDK-së ka 49.59 për qind të votave.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG