Ndërlidhjet

Festa e LDK-së në Prishtinë, pas fitores më 9 nëntor.
Festa e LDK-së në Prishtinë, pas fitores më 9 nëntor.

Rezultatet e balotazhit: LDK fiton 5 komuna, LVV dhe AAK nga 4, PDK 3

• Qytetarët në 18 komuna votuan më 9 nëntor për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.

• Në këtë rund, LDK-ja fitoi pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër, ndërkaq PDK-ja në tre.

• Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja ishte mbi 32 për qind.

19:53 9.11.2025

Pejën e merr Muhaxhiri

Sipas numërimit të 74.29 për qind të votave, Gazmend Muhaxhiri i LDK-së fiton edhe një mandat në Pejë, duke fituar deri më tani 61.4 për qind të votave.

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Taulant Kelmendi i LVV-së ka marr 38.60 për qind të votave.

19:49 9.11.2025

Lista Serbe e fiton Kllokotin

Sipas numërimit të 62.5 për qind të votave, në Kllokot, komunë me shumicë serbe, ka fituar Bozhidar Dejanoviq, nga Lista Serbe, duke marrë afër 90 për qind të votave.

Kundërkandidati i tij Sreqko Spasiq, u tërhoq nga gara ditë më parë dhe tha se do ta mbështesë Listën Serbe.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, e cilësoi si “fitore të madhe dhe historike”, pasi partia e tij ka fituar në këto zgjedhje të dhjetë komunat me shumicë serbe.

19:38 9.11.2025

KQZ: Në disa komuna ka përfunduar procesi i numërimit të votave

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se në disa komuna ka përfunduar numërimi i votave për rundin e balotazhit, duke shtuar se ka nisur edhe publikimi i rezultateve preliminare.

“Nga raportimet që kemi pranuar gjatë ditës, vlerësojmë se votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe nuk janë raportuar ngjarje që mund të vinin në dyshim integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai.

Në rundin e parë morën pjesë 32.64 për qind e votuesve, ndërkaq në këto komuna në rundin e parë kishin votuar 38.91 për qind.

Radoniqi paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin me rezultatet preliminare, ndoshta rreth orës 21:00.

19:30 9.11.2025

LVV pritet të fitojë në Gjilan e Fushë Kosovë, sipas exit poll-eve

Sipas exit poll-eve të publikuara në Klan Kosova, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të fitojnë në Gjilan dhe Fushë Kosovë.

LVV-ja ka qeverisur edhe mandatin e kaluar në Gjilan me kandidatin aktual, Alban Hyseni, ndërkaq Fushë Kosova që nga përfundimi i luftës është qeverisur nga LDK-ja.

Kandidati i LVV-së për Fushë Kosovë është Valon Prebreza.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG