Kurti: Tensionet në veri u planifikuan në Rashkë e Beograd
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se tensionet më 31 korrik në veri të vendit, u planifikuan gjatë takimeve në Rashkë dhe Beograd, ku morën pjesë zyrtarët serbë të Kosovës. Ai tha se ka pasur rrezik që situata të përshkallëzohej në konflikt të armatosur, teksa shtoi se tensioneve i kontribuoi fushata dezinformuese nga Serbia. Në këtë intervistë ai foli edhe për rundin e ri të dialogut në Serbi që mbahet më 18 gusht në Bruksel.