Shkelqim Hysenaj është producent ekzekutiv i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takuan sërish në Shtëpinë e Bardhë më 18 gusht dhe ky takim ishte krejt ndryshe nga ai i mëparshmi.
Zjarre masive kanë përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe vende të tjera të Evropës, si pasojë e të cilave kanë vdekur të paktën 24 njerëz. Zjarret kanë shkatërruar edhe shumë shtëpi e objekte të tjera.
Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u dënua me gjobë prej 3.000 eurosh dhe me dëbim nga Kosova për dy vjet. Dënimi me gjashtë muaj burgim iu zëvendësua me gjobë, pasi ai e pranoi fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Radio Televizioni i Kosovës po përballet me mungesë fondesh pasi si pasojë e krizës politike, ende nuk i është transferuar gjysma e fondeve nga buxheti i shtetit.
Pesë javë pas vënies së gur themelit nga kryeministri Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, njëra nga dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër që ndanë Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut, ka marrë formë të dukshme.
Në një përshkallëzim të paprecedentë që tronditi Lindjen e Mesme dhe vuri botën në prag të një lufte të gjerë rajonale, Izraeli, Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfshinë në një konflikt intensiv që zgjati dymbëdhjetë ditë.
Një çerekshekull pas luftës, Kosova ende përballet me sfidën e mbrojtjes së dinjitetit të të mbijetuarve të përdhunimeve. Sot (19 qershor), në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, mbështetja për viktimat mbetet e vonuar, drejtësia e rrallë, ndërsa plagët ende të hapura.
Austria ka shpallur tri ditë zie pas sulmit të armatosur në një shkollë në qytetin e Gracit, ku një 21-vjeçar vrau dhjetë persona, e më pas edhe veten.
Dita Ndërkombëtare e Mjedisit e gjen Kosovën me qindra deponi ilegale, gurthyes aktivë dhe ndotje të lartë ajri nga termocentralet. Aktivistët mjedisorë vërejnë rritje të vetëdijes publike, por kërkojnë veprim më të ashpër institucional ndaj ndotësve më të mëdhenj.
U krijua për komunikim të sigurt nga një kompani kanadeze, por SkyECC u shndërrua viteve të fundit në një mjet të shpejtë dhe të sofistikuar për koordinimin e aktiviteteve të grupeve kriminale në mbarë botën.
Për të katërtën herë, Edi Rama, pritet të jetë kryeministër i Shqipërisë. Numërimi i votave e konfirmoi fitoren e thellë të Partisë Socialiste, e cila siguroi 83 deputetë. Kështu, PS-ja mund ta formojë e vetme Qeverinë e re, pas pasur nevojë për koalicione.
Emri i ish-politikanit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq, njëherësh të akuzuarit kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, është i njohur për shumë qytetarë të Gjakovës.
Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po shkon drejt seancës për konstituimin e Kuvendit pa sigurinë se i ka votat e nevojshme. Derisa me shumë gjasë votat për kryetar të Kuvendit do të sigurohen, votimi i Qeverisë mbetet një pikëpyetje e madhe.
Qeveria “Kurti 2” e përmbylli mandatin e vet të plotë katërvjeçar më 23 mars 2025. Gjatë katër vjetëve të fundit, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, menaxhoi situata të jashtëzakonshme – nga tensionet dhe sulmet e armatosura në veri, deri te krizat me energjinë.
Dy vrasje dhe një vetëvrasje në Vushtrri, një tjetër vrasje në Prishtinë. Të gjitha këto që ndodhën ditëve të fundit dyshohet se janë kryer me armë pa leje.
Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës "Pulse", në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, mbyti 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë.
Më 15 mars, 2025, Beogradi do të jetë qendra e një tubimi masiv, të organizuar nga studentët. Ngjarja pason protestat dhe bllokadat e vazhdueshme të tyre, që prej tragjedisë së 1 nëntorit në Novi Sad.
Kryeministri i Kosovës zgjodhi të vishej si punëtor ndërtimtarie dhe të merrte pjesë në vënien e gurit themeltar të një çerdheje në Gjilan, në vend se të respektonte urdhrin e Gjykatës për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën të trajtojnë tensionet në marrëdhëniet e tyre dhe të fillojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se ky proces është ende në fazat e tij fillestare. Pala ruse e quajti takimin konstruktiv.
Radio Evropa e Lirë gjatë 9 shkurtit transmetoi drejtpërdrejt një emision special lidhur me zgjedhjet parlamentare 2025 në Kosovë, duke ofruar analiza të thelluara me mysafirë në studio, rezultate në kohë reale dhe lidhje direkte nga terreni.
Shfaq më shumë