Kosova solidarizohet me Ukrainën në përvjetorin e parë të pushtimit
Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në njëvjetorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.
![Rusia, si aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Prishtina vazhdimisht ka shprehur frikën se Moska do të tentojë të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të nxisë tensione midis Kosovës dhe Serbisë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-bb06-08db15a55e11_w1024_q10_s.jpg)
13
Rusia, si aleate e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Prishtina vazhdimisht ka shprehur frikën se Moska do të tentojë të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të nxisë tensione midis Kosovës dhe Serbisë.
![Disa ditë para nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë, separatistët pro-rusë në rajonet lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk, u vetëshpallën si republika të pavarura. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-827e-08db15a5b0f4_w1024_q10_s.jpg)
14
Disa ditë para nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë, separatistët pro-rusë në rajonet lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk, u vetëshpallën si republika të pavarura.
![Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka krahasuar situatën në Donjeck dhe Luhansk - që njihen me termin Donbas - me Kosovën. Por, ekspertët kanë thënë se paralele të tilla nuk qëndrojnë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-4da1-08db15a58514_w1024_q10_s.jpg)
15
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka krahasuar situatën në Donjeck dhe Luhansk - që njihen me termin Donbas - me Kosovën. Por, ekspertët kanë thënë se paralele të tilla nuk qëndrojnë.
![Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur "injorancë" përdorimin e Kosovës nga Putini si shembull për të justifikuar pushtimin e Ukrainës. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-5d9e-08db15a5c06c_w1024_q10_s.jpg)
16
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur "injorancë" përdorimin e Kosovës nga Putini si shembull për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.