Kosova solidarizohet me Ukrainën në përvjetorin e parë të pushtimit
Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në njëvjetorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.
![Pavarësisht se Kosova, sikurse shumë shtete të botës kanë shprehur solidaritet me Ukrainën, kjo e fundit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-8a98-08db15a5963d_w1024_q10_s.jpg)
17
Pavarësisht se Kosova, sikurse shumë shtete të botës kanë shprehur solidaritet me Ukrainën, kjo e fundit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
![Besohet se dhjetëra mijëra persona janë vrarë në luftën në Ukrainë. Kombet e Bashkuara thanë më herët gjatë shkurtit se ka konfirmuar mbi 8.000 viktima në mesin e civilëve, duke shtuar se numri real mund të jetë shumë më i lartë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-6d6b-08db15a5d98c_w1024_q10_s.jpg)
18
Besohet se dhjetëra mijëra persona janë vrarë në luftën në Ukrainë. Kombet e Bashkuara thanë më herët gjatë shkurtit se ka konfirmuar mbi 8.000 viktima në mesin e civilëve, duke shtuar se numri real mund të jetë shumë më i lartë.
![Si pasojë e luftimeve të ashpra dhe sulmeve të vazhdueshme ruse, Ukraina ka pësuar dëme të mëdha materiale. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-c621-08db15a55e12_w1024_q10_s.jpg)
19
Si pasojë e luftimeve të ashpra dhe sulmeve të vazhdueshme ruse, Ukraina ka pësuar dëme të mëdha materiale.