Ndërlidhjet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 8 shkurt 2024.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 8 shkurt 2024.

Kosova dhe Serbia këmbejnë akuza, SHBA kërkon pezullimin e vendimit të BQK-së

Pse u diskutua në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?

  • Me kërkesë të Serbisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së debatoi për situatën në Kosovë, pas disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës
  • Kosova dhe Serbia këmbyen akuza për vendimin për ndalimin e dinarit serb për pagesa në Kosovë. Serbia e cilësoi si "sulm ndaj serbëve", ndërkaq Kosova tha se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës synon të mbrojë qytetarët nga aktivitetet e paligjshme
  • Anëtarët e Këshillit të Sigurimit i kërkuan Serbisë që të mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin në Banjskë dhe që Kosova e Serbia t'i kthehen dialogut për normalizimin e raporteve
20:17 8.2.2024

Përballja në OKB për dinarin serb

Lexues të nderuar,

Radio Evropa e Lirë do të mbulojë drejtpërdrejtë mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.

Kjo seancë është thirrur me kërkesë të Serbisë, pas vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb dhe për shkak të mbylljes së disa komunave paralele serbe.

Në këtë mbledhje, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ndërkaq Kosova pritet të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

20:24 8.2.2024

Rregullorja e BQK-së për ndalimin e dinarit

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme.

Kjo rregullore parasheh që valuta e vetme për pagesa të jetë euroja, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Valutën kombëtare të Serbisë, serbët në Kosovë e kanë përdorur që nga përfundimi i luftës më 1999.

Po ashtu, Serbia ua paguan qytetarëve serbë të Kosovës, përmes një sistemi paralele, pagat, pensionet, ndihmat sociale dhe përfitimet e tjera.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – ka thënë se nga vendimi i BQK-së do të preken afër 100.000 serbë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se shteti i tij i ka 31.831 të punësuar në Kosovë, 29.115 pensionistë - prej të cilëve 4.700 i marrin pensionet në dorë - si dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zbatimi i rregullores po bëhet përmes një periudhe tranzicioni, duke insistuar se vendimi i BQK-së nuk nënkupton ndalimin e dinarit serb.

20:39 8.2.2024

Mbyllja e komunave paralele


Në kërkesën e Serbisë për mbajtjen e seancës në OKB, u përmend edhe mbyllja e komunave që ajo ka në Kosovë.

Javëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë mbyllur shtatë komuna, që funksiononin sipas sistemit serb.

Lexoni artikullin më poshtë për të kuptuar më shumë për komunat që ka Serbia në Kosovë, të cilat Prishtina i konsideron të paligjshme:


21:07 8.2.2024

Nis seanca në OKB

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.

Në këtë mbledhje, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbia nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

Në mbledhje e pranishme është edhe shefja e Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, Caroline Ziadeh.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG