Breza të zhdukur
Sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë zbehen shpresat e familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre, të zhdukur që nga lufta e viteve 1998/99 në Kosovë. Bajrami që kërkon djalin e tij të zhdukur si 13-vjeçar, Radmilla që ka të zhdukur nënën, babanë dhe tre kushërinj, Hasani që kërkon trupin e nënës së vrarë, luten që një ditë të mësojnë të vërtetën për ta. Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99. Shënim: Videoja është publikuar për herë të parë më 29 gusht të vitit 2022.