Ndërlidhjet

Një burrë i liruar nga mbajtja në Gazë, duke u përqafuar me gruan e tij.
Një burrë i liruar nga mbajtja në Gazë, duke u përqafuar me gruan e tij.

Pengjet izraelite lirohen, Trump dhe liderët botërorë nënshkruajnë planin për paqe në Gazë

• Sot janë liruar të gjitha pengjet e gjalla izraelite që kanë qenë në duart e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera - prej tetorit të vitit 2023. Po ashtu, Izraeli ka pranuar mbetjet mortore të katër pengjeve të vdekur.

• Në këmbim, Izraeli tha se ka liruar afër 2.000 palestinezë që ishin në burgjet izraelite.

• Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qëndruar në Izrael gjatë ditës dhe ka mbajtur një fjalim në Parlamentin izraelit. Ai tha se se të gjithë janë dëshmitarë të një agimi historik të një Lindjeje të Mesme të re.

Më pas ai ka shkuar në Egjipt, në një samit ku morën pjesë mbi 20 udhëheqës botërorë. Gjatë samitit, ai the udhëheqësit e Katarit, Egjiptit dhe Turqisë nënshkruan planin për paqe në Gazë.

09:03 13.10.2025

Pritja e Trumpit në Izrael

Pamjet e para të pritjes së Trumpit në Izrael. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke shtrënguar duart me presidentin amerikan.

Trump me Netanyahun.
Trump me Netanyahun.


09:07 13.10.2025

Kryqi i Kuq në rrugë për të pranuar grupin e dytë të pengjeve

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Kryqi i Kuq është në rrugë për të pranuar grupin e dytë të pengjeve në jug të Gazës.

Grupi i parë me shtatë persona tashmë ka arritur në Izrael.

09:21 13.10.2025

Çfarë po ndodh momentalisht?

  • Presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka arritur në Izrael, ku pritet të flasë para Parlamentit të këtij shteti, para se të udhëtojë drejt Egjiptit, ku është nikoqir i një samiti për paqe në Lindje të Mesme.
  • Shtatë prej 20 pengjeve të gjalla izraelite kanë hyrë në tokën izraelite dhe do të marrin trajtim mjekësor si dhe do të bashkohen me familjet e tyre.
  • Makina të Kryqit të Kuq kanë arritur në rajonin e Gazës ku Hamasi – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – është duke i liruar pengjet izraelite në grupe.

Numër i madh njerëzish janë mbledhur në Izrael për t’i pritur pengjet.
Numër i madh njerëzish janë mbledhur në Izrael për t’i pritur pengjet.


09:52 13.10.2025

Izraeli pritet t’i lirojë të burgosurit palestinezë brenda orësh

Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës pritet të lirohen 250 palestinezë të burgosur dhe 1.700 të ndaluar nga Gaza nga autoritetet izraelite, përfshirë 22 fëmijë.

Në raportimet e mediave izraelite përmendet se të burgosurit janë duke u përgatitur që të lirohen nga burgu Ofer në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Emrat e të burgosurve që do të lirohen janë publikuar nga Ministria e Drejtësisë e Izraelit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG