Zelensky: Gjuha ruse tani do të lidhet vetëm me krimet tuaja
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij.
Sipas Zelenskyt kjo po ndodh pasi breshëritë e vazhdueshme të artilerisë dhe bombardimet ajrore po i kthejnë qytetet në gërmadha, duke vrarë civilë dhe duke i çuar të tjerët në strehimore.
“Ju po bëni gjithçka që vetë njerëzit tanë të largohen nga gjuha ruse, sepse gjuha ruse tani do të lidhet vetëm me ju, me shpërthimet dhe vrasjet tuaja, me krimet tuaja”, tha Zelensky në një fjalim me video të shtunën vonë.
Mirëmëngjesi lexues të nderuar.
Këtu po e rihapim blogun në lidhje me zhvillimet në Ukrainë. Lufta Rusi-Ukrainë tashmë ka hyrë në muajin e dytë.
Ukraina i kërkon Kryqit të Kuq të mos hapë zyrë në Rusi
Ukraina i ka kërkuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të mos hapë një zyrë të planifikuar në Rostov-on-Don të Rusisë, duke thënë se kjo do të legjitimonte "korridoret humanitare" të Moskës dhe rrëmbimin dhe dëbimin e detyruar të ukrainasve.
Kreu i KNKK-së tha të enjten pas bisedimeve të tij me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov se ishte e nevojshme marrëveshja midis ushtrive ruse dhe ukrainase përpara se civilët të mund të evakuoheshin siç duhet nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.
Mediat ruse raportuan se shefi i Kryqit të Kuq Peter Maurer i kërkoi Rusisë të lehtësonte hapjen e një zyre të Kryqit të Kuq në Rostov-on-Don.
Mykhailo Radutskyi, kryetar i komitetit të shëndetit publik në parlamentin e Ukrainës, i bëri thirrje Kryqit të Kuq që të ndryshojë planet e tij.
Lexues të nderuar këtu e ndërpresim mbulimin direkt të luftës në Ukrainë, për t'u rikthyer sërish nga ora 7:00. Zhvillimet kryesore të ditës së shtunë kanë qenë:
- Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Poloni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Ukraina nuk duhet të frikësohet pasi që nuk do të jetë e vetme në luftën e saj. Biden, e cilësoi ‘kasap’ presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë t’i japin 100 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën.
- Një reaktor kërkimor bërthamor në Harkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga granatimet ruse, sipas autoriteteve lokale.
- Rusia ka shkatërruar rreth 4,500 ndërtesa banimi, 100 ndërmarrje, 400 institucione arsimore dhe 150 institucione mjekësore në Ukrainë, thotë një ministër i qeverisë ukrainase.
- Oligarkët e Rusisë mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
- Rusia sulmoi një rafineri të naftës në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Ky qytet ndodhet pranë Polonisë. Në sulm u lënduan pesë persona, njoftuan autoritetet ukrainase.
- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u takua të shtunën në Varshavë me dy ministra ukrainas në bisedimet e para ballë për ballë midis presidentit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.
- Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve prodhuese të energjisë të shtunën të rrisin prodhimin në mënyrë që Rusia të mos përdorë pasurinë e saj të naftës dhe gazit për të "shantazhuar" kombet e tjera.
Oligarkët e Rusisë mund të bëjnë biznes në Turqi
Oligarkët e Rusisë mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
I intervistuar në margjinat e Forumit të Dohas në Katar, Cavusoglu u pyet nëse oligarkët rusë që përballen me sanksione nga vendet perëndimore mund të bëjnë biznes në Turqi.
“Sigurisht, nëse është e ligjshme, nëse nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do ta konsideroj”, tha ai.