Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
20:23 26.3.2022

Përgjigja e Kremlinit ndaj presidentit Biden

Rusia i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan, Joe Biden, se homologu i tij rus Vladimir Putin "nuk duhet të qëndrojë në pushtet".

"Nuk i takon zotit Biden të vendosë për këtë. Ajo çështje duhet të mbetet vetëm në zgjedhjen e popullit të Federatës Ruse," tha për CNN zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

19:22 26.3.2022

Biden: Lufta në Ukrainë nuk mbaron shpejt

Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Poloni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Ukraina nuk duhet të frikësohet pasi që nuk do të jetë e vetme në luftën e saj.

Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka përdorur gënjeshtra si justifikime për të pushtuar Ukrainën. Duke ushtruar agresion mbi Ukrainën, Biden tha se Rusia, ka mbytur demokracinë.

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë fjalimit të mbajtur në Varshavë, Poloni.
Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë fjalimit të mbajtur në Varshavë, Poloni.

“Në këtë betejë ne duhet t’i kemi sytë hapur. Kjo betejë nuk do të fitohet as për disa ditë e as për disa muaj. Ne duhet të forcojmë veten për luftën e gjatë përpara nesh”, tha Biden në fjalimin e tij.

18:39 26.3.2022

Tjetër sulm në Lviv

Kryetari i bashkisë së Lvivit, Andriy Sadovyi tha se një tjetër sulm ka goditur qytetin perëndimor të Ukrainës.

“Si rezultat i sulmeve të reja me raketa në Lviv, dëme të konsiderueshme u shkaktuan në objektet e infrastrukturës. Banesat nuk janë dëmtuar. Vazhdon shuarja e zjarrit. Shërbimet përkatëse po punojnë në terren”, ka shkruar para pak minutash Sadovyi në një postim në Twitter.

Lviv, është qytet pranë kufirit me Poloninë. Polonia është anëtare e NATO-s. Në Varshavë të Polonisë, aktualisht për vizitë është presidenti amerikan, Joe Biden.

18:27 26.3.2022

Të nderuar lexues ne po vazhdojmë të mbulojmë drejtpërdrejt luftën në Ukrainë. Më poshtë po ju sjellim disa nga ngjarjet kryesore të ditës.

  • Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilëson ‘kasap’ presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Këtë koment Biden e bëri pas vizitës që iu bëri disa refugjatëve ukrainas në Varshavë të Polonisë.
  • Rusia sulmoi një rafineri të naftës në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Ky qytet ndodhet pranë Polonisë. Në sulm u lënduan pesë persona, njoftuan autoritetet ukrainase.
  • Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u takua të shtunën në Varshavë me dy ministra ukrainas në bisedimet e para ballë për ballë midis presidentit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.
  • Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, të shtunën anuloi një shtetrrethim që ai kishte shpallur vetëm disa orë më parë për të nesërmen pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
  • Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
  • Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve prodhuese të energjisë të shtunën të rrisin prodhimin në mënyrë që Rusia të mos përdorë pasurinë e saj të naftës dhe gazit për të "shantazhuar" kombet e tjera.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG