Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
18:16 26.3.2022

Biseda për luftën: Në Rusi “sikur në Korenë e Veriut”

Biseda për luftën: Në Rusi “sikur në Korenë e Veriut” Biseda për luftën: Në Rusi “sikur në Korenë e Veriut”
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:12 0:00

Çfarë ndodh kur vullnetari lituanez, Tomas, thërret rusë të rëndomtë, për të folur me ta për luftën në Ukrainë? “Këtu është sikur në Korenë e Veriut”, thotë njëri. Të tjerët përsërisin propagandat e Kremlinit. Shumica e mbyllin telefonin. Tomasi është pjesë e një iniciative që ka realizuar 93,000 thirrje, për të sfiduar rrëfimin për luftën që rusëve të zakonshëm po iu paraqitet nga televizioni shtetëror.

17:32 26.3.2022

Konfirmohet plagosja e pesë personave në Lviv

Të paktën pesë persona u plagosën të shtunën në dy sulme në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, njoftuan autoritetet lokale të këtij qyteti.

“Ndodhën dy sulme me raketa brenda Lvivit”, tha guvernatori rajonal Maksym Kozytsky.

Ai po ashtu konfirmoi se plagosjen e pesë personave, raporton AFP.

Fotografi nga sulmi në Lviv.
Fotografi nga sulmi në Lviv.

Autoritetet ukrainase raportojnë se cak i sulmit ka qenë një rafineri e naftës.

17:12 26.3.2022

Pamjet e para të sulmit ajror në Lviv

Këto janë fotografitë e para që sjell agjencia Reuters për sulmin ajror rus në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Sulmi ajror në Lviv.
Sulmi ajror në Lviv.

Ky qytet ndodhet shumë pranë Polonisë, shtet anëtar i NATO-s.

Sulmi në Lviv.
Sulmi në Lviv.

Në Poloni po qëndron për vizitë presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

16:53 26.3.2022

Biden e quan Putinin 'kasap'

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e quajti “kasap” presidentin rus Vladimir Putin. Këto komente Biden i bëri pas vizitës që iu bëri refugjatëve ukrainas në Varshavë të Poloni, të shtunën.

Biden u pyet nga gazetarët se çfarë po i shkonte në mendje pas vizitës që iu bëri refugjatëve ukrainas, Biden u përgjigj: "Ai [Putin] është një kasap".

Presidenti i Joe Biden me një fëmijë refugjat ukrainas në Poloni.
Presidenti i Joe Biden me një fëmijë refugjat ukrainas në Poloni.

Gjatë paraqitjes së shkurtër para gazetarëve në Stadion Narodowy, Biden tha se ka qenë në vende të tilla gjatë jetës së tij, por tha se ishte gjithmonë i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor”.

“Secili nga ata fëmijë tha diçka me kuptimin: “Thuaj një lutje për babin tim, gjyshin tim ose vëllain tim që është kthyer atje [në Ukrainë] duke luftuar”, u shpreh presidenti Biden.

Presidenti i Joe Biden me një refugjate nga Ukraina në Poloni.
Presidenti i Joe Biden me një refugjate nga Ukraina në Poloni.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG