Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
16:34 26.3.2022

Raportohet për shpërthime në Lviv

Para pak çastesh është raportuar për tri shpërthime të fuqishme në qytetin e Lvivit në Ukrainë.

BBC ka postuar një fotografi në të cilën shihet tym në disa lokacione.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ndodhet në Varshavë të Polonisë, qytet ky që ndodhet rreth 400 kilometra nga Lvivi.

14:53 26.3.2022

Kryebashkiaku i Kievit anulon shtetrrethimin e së dielës


Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, të shtunën anuloi një shtetrrethim që ai kishte shpallur vetëm disa orë më parë për të nesërmen pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

“Informacion i ri nga komanda ushtarake: shtetrrethimi i Kievit nuk do të hyjë në fuqi nesër”, njoftoi kryebashkiaku, Vitali Klitschko në Telegram.

Orari i zakonshëm brenda natës nga ora 20:00 deri në 07:00 të mëngjesit do të mbahet, por njerëzit do të "mund të lëvizin lirshëm nëpër Kiev të dielën gjatë ditës", shtoi ai.

Të shtunën në mëngjes, Klitschko kishte thënë se një shtetrrethimi i ri do të vendosej në kryeqytet nga mbrëmja e së shtunës deri të hënën në mëngjes.

Një qytetar lëviz rrugëve të Kievit
Një qytetar lëviz rrugëve të Kievit

13:37 26.3.2022

Presidenti polak mirëpret Biden në Varshavë

Presidenti polak, Andrzej Duda mirëpriti presidentin amerikan Joe Biden në pallatin presidencial në Varshavë të shtunën (26 mars), ku të dy do të zhvillojnë bisedime rreth pushtimit rus të Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin iu bashkuan Bidenit në pallatin presidencial.

Delegacioni polak përfshinte ministrin e Jashtëm, Zbignieë Rau dhe ministrin e Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Më herët, Biden mori pjesë në një ceremoni pritjeje në kryeqytet, ku u përshëndet nga një bandë ushtarake që luante himnet kombëtare të SHBA-së dhe Polonisë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden arrin në vizitën në Poloni
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden arrin në vizitën në Poloni

12:13 26.3.2022

Rusët hyjnë në qytetin Sllavutiç në Ukrainë

Guvernatori i rajonit të Kievit ka thënë se forcat ruse kanë hyrë në qytetin e Sllavutiçit dhe kanë kapur një spital atje.

Sllavutiçi ndodhet në veri të Kievit dhe në perëndim të Hernihivit, jashtë zonës së përjashtimit që u krijua rreth termocentralit bërthamor të Çernobilit pas fatkeqësisë së vitit 1986.

Guvernatori tha se banorët e Sllavutiçit dolën në rrugë me flamuj ukrainas për të protestuar kundër pushtimit rus.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG