Ukraina dhe Rusia: Çfarë duhet të dini tani?
- Volodymyr Zelensky bëri thirrje për bisedime të mëtejshme me Rusinë.
- Rusia tha se faza e parë e operacionit të saj ushtarak ishte kryesisht e përfunduar dhe se do të fokusohej në "çlirimin" e rajonit separatist të Donbasit të Ukrainës.
- Treqind njerëz mund të jenë vrarë në bombardimin e një teatri në Mariupol, thanë zyrtarët lokalë.
- Rusia tha se 1,351 ushtarë të saj kishin vdekur, ndërsa OKB-ja tha se kishte konfirmuar 1,081 vdekje civile në Ukrainë.
- Rreth 136 fëmijë janë vrarë, gati gjysma e tyre në zonën e Kievit, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
- Rreth 3.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, e cila kishte një popullsi prej 44 milionë para luftës.
- Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Evropën me më shumë gaz natyror të lëngshëm për të ndihmuar në zbutjen e varësisë nga Rusia, tha Joe Biden.
- Macron i Francës tha se nuk kishte asnjë arsye për të pranuar kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla për gazin rus.
Ukraina thotë se 136 fëmijë janë vrarë në luftë
Lufta në Ukrainë ka vrarë 136 fëmijë deri më tani, tha të shtunën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në një mesazh në aplikacionin Telegram.
Nga totali, 64 fëmijë janë vrarë në rajonin e Kievit, ndërsa 50 fëmijë të tjerë kanë vdekur në rajonin e Donjeck, tha zyra.
Ai ka shtuar se numri i fëmijëve të plagosur ishte 199.
Mirëmëngjesi, lexues të nderuar.
Këtu po e hapim blogun lidhur me zhvillimet në luftën në Ukrainë.
Biden nga Polonia bën thirrje për unitet kundër Putinit
Presidenti i SHBA Joe Biden pritet që të deklarojë në një fjalim në Poloni të shtunën se "bota e lirë" kundërshton pushtimin rus të Ukrainës dhe se ka unitet midis ekonomive kryesore për nevojën për të ndaluar Vladimir Putinin, tha Shtëpia e Bardhë.
Pas tre ditësh takime urgjente me aleatët e G7-tës, Këshillin Evropian dhe NATO-n, si dhe një vizite me trupat amerikane në Poloni, Biden do të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda.
Lexues të nderuar, këtu po e mbyllim mbulimin e drejtpërdrejt të ngjarjeve në Ukrainë. Do të rikthehemi nga ora 07:00.
Ndërkaq, më poshtë mund të lexoni, të përmbledhura, ngjarjet kryesore që ndodhën gjatë ditës së sotme:
- Rusia tha se faza e parë e luftës ka përfunduar dhe tani ushtria ruse do të fokusohet në “çlirimin e plotë” të rajonit ukrainas të Donbasit, që gjendet në lindje
- Zyrtarët ukrainas thanë se besojnë se 300 persona kanë vdekur në sulmin ndaj teatrit në Mariupol më 16 mars. Ndërtesa e këtij teatri përdorej si strehimore nga banorët
- Presidenti amerikan, Joe Biden, po qëndron në Poloni. Ai u takua me disa ushtarë amerikanë në një bazë ushtarake jo fort larg kufirit me Ukrainën
- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se po koordinohet me Greqinë dhe Turqinë për të dërguar ndihmë humanitare në Mariupolin e rrethuar. Ai tha se në 48-72 orët e ardhshme do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, për ta bindur atë që të lejojë që ndihma të dërgohet në këtë qytet të rrethuar ukrainas
- Ukraina tha se bisedimet me Rusinë janë “shumë të vështira”. Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se ende nuk ka kompromis me palën ruse, sa i përket çështjeve kyçe
- Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se 1,351 ushtarë janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë dhe 3,852 të tjerë janë plagosur. NATO ka vlerësuar më herët gjatë javës se në muajin e parë të luftës, janë vrarë ndërmjet 7,000-15,000 ushtarë rusë. Ndërkaq, Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 15,000 ushtarë rusë
- Ukraina raportoi se 7,331 civilë janë evakuuar gjatë së premtes, përfshirë 2,800 persona nga Mariupoli
- Rusia ka sulmuar me raketa një qendër komanduese ushtarake në qytetin Vinitsia, thanë zyrtarët në Kiev
- OKB-ja ka konfirmuar vdekjen e të paktën 1,081 civilëve, por ka paralajmëruar se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta