Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
22:58 25.3.2022

Macron refuzon kërkesën e Putinit që të paguajë gazin me rubla

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të premten refuzoi kërkesën e homologut të tij rus, Vladimir Putin, që Evropa të paguajë me rubla për gazin rus. Lideri francez e akuzoi Moskën se po përpiqet të anashkalojë sanksionet e vendosura për shkak të nisjes së luftës kundër Ukrainës.

Macron u tha gazetarëve pas një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel se ky vendim i Rusisë “nuk është në linjë me atë që është nënshkruar, dhe nuk e shoh se si ne do ta pranojmë” këtë kërkesë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

22:27 25.3.2022

Zyrtari i Pentagonit: Hersoni është “sërish territor i kontestuar”

Hersoni, qyteti jugor ukrainas, që ishte qyteti i parë i madh që u mor nën kontroll nga forcat ruse në fillim të luftës, është “sërish territor i kontestuar”, u tha gazetarëve një zyrtar i mbrojtjes amerikane.

Nëse qyteti – që gjendet afër Gadishullit të Krimesë – do të rimerret nga Ukraina, do të paraqiste një pengesë të madhe për ofensivën e Rusisë.

Ushtria ruse ka kundërshtuar se e ka humbur kontrollin e Hersonit dhe ukrainasit në terren nuk kanë raportuar se e kanë rimarrë kontrollin e këtij qytetit.

“Ukrainasit po tentojnë që ta rimarrin Hersonin, dhe ne themi se Hersoni në të vërtetë sërish është një territor i kontestuar”, tha ky zyrtar i Pentagonit.

“Ne nuk mund ta vërtetojmë saktësisht se kush po e kontrollon Hersonin, por çështja është se ai qytet nuk duket të jetë aq solid në kontrollin rus, siç ishte më parë”, shtoi ky zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti.

Sipas raportimeve të fundit, luftimet po zhvillohen në rajonin e Herson Oblast, teksa Rusia vazhdon të fokusojë përpjekjet e saj për të marrë qytetet në jug të Detit të Zi.

Trupat ruse hapin zjarr ndaj protestuesve ukrainas në Herson
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:44 0:00

22:00 25.3.2022

Ukraina thotë se mbi 7,000 qytetarë u evakuuan të premten

Ukraina tha se 7,331 banorë u evakuuan sot nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare.

Kjo shifër paraqet dyfishin e personave që kishin mund të largoheshin një ditë më parë, kur ishin evakuuar 3,343 persona.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha përmes një postimi në rrjetet sociale, se 2,800 persona janë larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit. Sipas saj, banorët e Mariupolit u evakuuan duke përdorur transport privat.

Mariupol, 25 mars 2022.
Mariupol, 25 mars 2022.

21:40 25.3.2022

Interpol me ekip në Moldavi pas shqetësimeve për trafikim me qenie njerëzore

Agjencia botërore e policisë, Interpol, ka dërguar një ekip në Moldavi, pas shqetësimeve për trafikim me qenie njerëzore, teksa ky shtet po përballet me një valë të madhe të refugjatëve, që po ikin nga lufta në Ukrainë.

Që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, pothuajse 380,000 ukrainas kanë ikur në shtetin fqinj, Moldavi.

Moldavia ka një popullsi prej 2.6 milionë banorësh dhe është një prej shteteve më të varfra në Evropë.

Ekipi i Interpolit do të dislokohet në kryeqytetin e Moldavisë dhe në disa kampe refugjatësh, tha kjo agjenci përmes një njoftimi për media.

Agjencia veçse ka marrë raportime për trafikantë me qenie njerëzore dhe kontrabandistë që po presin në pikëkalimet kufitare për të gjetur ukrainas të “cenueshëm”, tha Interpoli.

“Fëmijët dhe të miturit e pashoqëruar veçanërisht janë më të rrezikuar që të keqpërdoren nga kontrabandistët dhe trafikantët”, paralajmëroi Interpol.

Refugjatët ukrainas duke arritur në Moldavi.
Refugjatët ukrainas duke arritur në Moldavi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG