Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
18:30 25.3.2022

Zyrtari perëndimor: Një kolonel rus u vra nga ushtarët e tij

Dy komandantë të lartë rusë janë vrarë. Njëri prej tyre duket se ka vdekur pasi është sulmuar nga njerëzit e tij, tha një zyrtar perëndimor.

Oficeri komandues i Brigadës 37 të Pushkës Motorike, me gradë koloneli, u godit qëllimisht nga trupat e tij si rezultat i humbjeve të mëdha të brigadës së tij, tha zyrtari.

“Kjo thjesht jep një pasqyrë të disa prej sfidave morale që kanë forcat ruse”, tha zyrtari.

Megjithatë, disa raportimeve të tjera sugjerojnë se një kolonel, i quajtur Yuri Medvedev, ka pësuar lëndime në këmbë dhe është evakuuar për në Bjellorusi.

Po ashtu gjenerali i shtatë rus është vrarë. Ai raportohet se ishte komandant i Brigadës së 49-të të ushtrisë. Kremlini nuk ka komentuar ende për këto raportime, shkruan BBC.

17:50 25.3.2022

Ukraina thotë se bisedimet me Rusinë janë “shumë të vështira”

Ukraina tha më 25 mars se bisedimet me Moskën janë “shumë të vështira” dhe u zotua se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.

“Procesi negociues është shumë i vështirë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Delegacioni ukrainas ka një qëndrim të fortë dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij. Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garanci të sigurisë dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi ai.

Bisedimet: Shpresë a blerje kohe?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:10:45 0:00

Ai po ashtu tha se “nuk ka konsensus” në çështjet kyçe me Rusinë, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

“Në veçanti, gjuha ukrainase është dhe do të jetë gjuha e vetme zyrtare në Ukrainë”, tha ai.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

17:09 25.3.2022

Biden takon ushtarët amerikanë në Poloni

Presidenti amerikan, Joe Biden, duke u takuar me ushtarët amerikan në Poloni. 25 mars 2022.
Presidenti amerikan, Joe Biden, duke u takuar me ushtarët amerikan në Poloni. 25 mars 2022.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vizituar trupat amerikane që gjenden në qytetin polak pranë kufirit me Ukrainën, teksa Moska ka sinjalizuar se do të përqendrojë luftën në lindje të Ukrainës.

Biden u takua me dhjetëra ushtarë gjatë një vizite të realizuar më 25 mars në Rzeszow, që gjendet më pak 160 kilometra larg bazës ushtarake në perëndim të Ukrainës, që u sulmua nga Rusia më 13 mars.

Mijëra trupa amerikane janë të stacionuara në Poloni si pjesë e batalioneve të NATO-s. Ky shtet po ashtu ka strehuar mbi 2 milionë refugjatë ukrainas që prej se Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

16:52 25.3.2022

Hungaria refuzon kërkesën e Zelenskyt

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka refuzuar thirrjet e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për armë dhe sanksione më të ashpra kundër Rusisë. Orban ka argumentuar se diçka e tillë do të ishte “kundër interesave të Hungarisë”.

Orban “refuzoi kërkesat [e Zelenskyt] të bëra në Këshillin Evropian sepse ato janë në kundërshtim me interesat e Hungarisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

“Hungaria dëshiron që të qëndrojë jashtë kësaj lufte, prandaj ne nuk do të lejojmë transferimin e armëve në Ukrainë”, tha ai përmes një deklarate për media.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG