Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
16:26 25.3.2022

Një 24-orësh lufte në Ukrainë

Pasi ngeci përparimi i rusëve në Ukrainë, dhuna vazhdoi më 23 dhe 24 mars - sulmet me raketa dhe artileri tronditën disa nga qytetet e mëdha, ndërsa një anije ruse thuhet se u shkatërrua në Ukrainën jugore.

16:04 25.3.2022

Rusia thotë se mbi 1,300 ushtarë kanë vdekur në Ukrianë

Rusia ka thënë se 1,351 ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë, thanë zyrtar të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse.

Gjeneralkolonel Sergey Rudskoy tha se edhe 3,825 ushtarë janë plagosur, që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

NATO tha më herët gjatë javës se 7,000 deri në 15,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në katër javët e para të luftës në Ukrainë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

15:48 25.3.2022

Putin: Perëndimi po tenton ta bojkotojë kulturën ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, të premten, më 25 mars, e akuzoi Perëndimin se po tenton që ta bojkotojë kulturën ruse, përfshirë edhe punën e kompozitorëve të mëdhenj si Pyotr Tchaikovsky, Dmitry Shostakovich dhe Sergei Rachmaninov.

Gjatë një takimi me figurat e kulturës, që u transmetua në televizion, Putin e krahasoi anulimin e një sërë ngjarjesh kulturore ruse në javët e fundit, me veprimet e Gjermanisë Naziste në vitet ’30.

“Sot, ata po tentojnë ta bojkotojnë kulturën njëmijëvjeçare, popullin tonë”, tha Putin, duke cituar anulimin e ngjarjeve në disa shtete perëndimore, ku ishin përfshirë artistët rusë.

“Po flas për diskriminimin gradual kundër çdo gjëje të lidhur me Rusinë... një tendencë që po shfaqet në një numër shtetesh perëndimore”, tha ai.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

15:26 25.3.2022

Shefi i ushtrisë ruse: Rusia do ta fokusojë luftën në lindje të Ukrainës

Shefi i ushtrisë ruse tha se Rusia tani do të fokusojë përpjekjet e saj të luftës në “çlirimin total” në rajonit lindor ukrainas të Donbasit.

Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia kishte qenë duke i shqyrtuar dy opsione për “operacionin special ushtarak” – termin që Moska përdor për pushtimin e Ukrainës – dhe një ka qenë që e përfshinte të gjithë Ukrainën dhe tjetra e fokusuar në Donbas.

Komentet – që janë publikuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve ruse – lanë të kuptohet për një ulje të qëllimeve të luftës së Rusisë. Forcat ruse janë përballur me rezistencë të fuqishme në veri të Ukrainës dhe përreth Kievit.

Sergey Rudskoy, kreu i departamentit kryesor operacional të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, tha se 93 për qind e Luhanskut dhe 54 për qind e Donjeckut ishin nën kontrollin rus.

Ai pretendoi se Rusia ka shkatërruar shumicën dërmuese të forcave ajrore deh detare ukrainase dhe sipas tij, Moska ka kryer me sukses fazën e parë të konfliktit.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes nuk e përjashtojë mundësinë e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase që janë rrethuar dhe tha se Rusia do të reagonte menjëherë nëse do të ndërmerrej ndonjë hap për mbylljen e hapësirës ajrore mbi Ukrainë, diçka që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar vazhdimisht.

Ministria po ashtu tha se Rusia do të vazhdojë pushtimin deri të përmbushen synimet e vëna nga presidenti rus, Vladimir Putin, raportoi agjencia Ria, pa specifikuar se cilat ishin këto synime.

"Fundërrina dhe tradhtarë" - Putin kërcënon rusët që kundërshtojnë luftën në Ukrainë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:58 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG