Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
10:55 25.3.2022

Ukraina akuzon Moskën për dëbim të civilëve në Rusi

Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, ka akuzuar Moskën për largim të dhunshëm të mijëra civilëve nga qytetet e shkatërruara ukrainase për në Rusi, për të rritur presionin ndaj Kievit që të dorëzohet.

Denisova ka thënë më 25 mars se 402,000 njerëz, duke përfshirë 84,000 fëmijë, janë dërguar kundër dëshirës së tyre në Rusi, ku disa mund të shfrytëzohen si “pengje”.

Kremlini ka njoftuar për numër gati të njëjtë për ata që kanë ndryshuar lokacion, mirëpo ka pretenduar se ata kanë dëshiruar që të shkojnë në Rusi.

Rajonet ukrainase të kontrolluara nga separatistët flasin kryesisht rusisht, dhe disa njerëz kanë mbështetur krijimin e lidhjeve të ngushta me Moskën.

Gjenerali rus, Mikhail Mizintsev, ka thënë se 400,000 njerëz janë evakuuar në Rusi prej nisjes së aksionit ushtarak nga rajonet Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-Moskës kanë luftuar për të marrë kontrollin e rajonit për gati tetë vjet.

Autoritetet ruse kanë thënë se janë duke ofruar strehim për të evakuuarit.

10:05 25.3.2022

BE nënshkruan marrëveshje për gaz me SHBA-në

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur të premten një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse.

Kjo marrëveshje është thënë se parasheh që 15 miliardë metra kub shtesë të gazit të lëngshëm natyror do të dërgohen nga SHBA-ja në BE, deri në fund të vitit.

Blloku evropian ka thënë tashmë se do të ndalë përdorimin e gazit rus, si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë.

Kjo gjë nënkupton rritje të importeve dhe gjenerim më të madh të energjisë së ripërshtrishme.

Flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Flamujt e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

09:40 25.3.2022

Planifikohet hapja e korridoreve të evakuimit nga Mariupoli

Mijëra persona vazhdojnë të jenë të bllokuar në qytetin ukrainas, Mariupol, me pak ushqime, ujë dhe ilaçe, si pasojë e bombardimeve ruse.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka thënë se Ukraina shpreson në hapjen e korridorit të sigurt për të evakuuar civilët me makina private të premten.

Si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme, largimi nga qyteti është kthyer në proces të vështirë.

Të mërkurën kanë arritur të largohen rreth 3,300 njerëz nga ky qytet, pas negociimit të korridoreve nga zyrtarët ukrainas dhe ata rusë.

09:25 25.3.2022

SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje për gaz me Evropën

Bashkimi Evropian pritet të bëjë të ditur një marrëveshje, sipas së cilës, Shtetet e Bashkuara do ta furnizojnë bllokun evropian me gaz të lëngshëm natyror, në mënyrë që të zëvendësohen importet ruse.

Shtetet e Bashkuara pritet të ofrojnë të paktën 15 miliardë metra kub të gazit të lëngshëm natyror deri në fund të vitit, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Kombet evropiane janë duke tentuar që të zvogëlojnë varësinë ndaj naftës dhe gazit rus, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Bashkimi Evropian është zotuar për të ndalur për dy të tretat përdorimin e gazit rus këtë vit.

Duke folur të enjten në mbrëmje, kryeministri belg, Alexander de Croo, ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se do të ndihmonte në uljen e çmimeve të gazit në Evropë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG