Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
14:46 23.3.2022

Stoltenberg: Bjellorusia ende po mundëson pushtimin rus të Ukrainës

Bjellorusia ka qenë "bashkëpunëtore" në pushtimin rus të Ukrainës edhe para fillimit të tij, duke lejuar që territori i saj të përdoret për grumbullimin e trupave dhe ajo vazhdon të mundësojë pushtimin, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 23 mars.

Ai tha në një konferencë shtypi në prag të një samiti të NATO-s në Bruksel se Bjellorusia ka lejuar gjithashtu që fushat e saj ajrore ushtarake të përdoren nga forcat ruse për të nisur sulmet ndaj qyteteve dhe civilëve ukrainas.

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

14:38 23.3.2022

NATO i ofron mbështetje Ukrainës përballë kërcënimeve bërthamore dhe kimike

Udhëheqësit e NATO-s janë të vendosur të bien dakord për mbështetje shtesë për Ukrainën për t'u marrë me kërcënimet kimike dhe bërthamore ndërsa lufton me forcat pushtuese ruse, tha të mërkurën shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

“Nesër, pres që aleatët të bien dakord të ofrojnë mbështetje shtesë, duke përfshirë ndihmën e sigurisë kibernetike, si dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore”, tha Stoltenberg përpara një samiti urgjent të NATO-s në Bruksel të enjten.

12:47 23.3.2022

Moska thotë se ka bërë dy shkëmbime të burgosurish me Ukrainën

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të mërkurën se dy shkëmbime të burgosurish kanë ndodhur që kur pushtimi në Ukrainë filloi muajin e kaluar.

Ajo nuk ka dhënë detaje mbi numrin e të burgosurve të shkëmbyer.

Të hënën, Avokati i Popullit i Rusisë për të drejtat e njeriut, Tatiana Moskalkova tha se nëntë të burgosur rusë u shkëmbyen për kryebashkiakun e Melitopolit, një qytet në Ukrainën juglindore të kapur nga ushtria ruse.

12:18 23.3.2022

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim për zgjerimin e pakos së sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ky vendim synon që Kosova t’i përshtatet pakos ekzistuese të sanksioneve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Përveç sanksioneve, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u mor vendim që të ndahen 100 mijë euro për dërgimin e një kontigjenti me ndihma humanitare drejt Ukrainës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG