Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
11:11 23.3.2022

Katër të plagosur nga sulmet ruse në kryeqytetin e Ukrainës

Katër persona u plagosën dhe ndërtesat u dëmtuan në sulmet ruse në një zonë të banuar të kryeqytetit ukrainas, thanë zyrtarët të mërkurën, më 23 mars.

Sulmet goditën një lagje perëndimore të Kievit, rreth pesë kilometra nga vija e frontit ku forcat ruse po ngadalësoheshin.

Sulmet e artilerisë lanë një ndërtesë të shkatërruar plotësisht dhe disa ndërtesa përreth u mbuluan me copëza dhe iu hoqën dritaret.

"Armiku qëlloi përsëri në Kiev -- ndërtesat në lagjet Sviatoshynskyi dhe Shevchenkivskyi u dëmtuan," thanë zyrtarët e qytetit në një deklaratë në Telegram.

10:21 23.3.2022

Rusia akuzon SHBA-në se po pengon bisedimet me Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të mërkurën akuzoi Shtetet e Bashkuara se duan të pengojnë bisedimet e Moskës me Ukrainën që synojnë t'i japin fund konfliktit pothuajse njëmujor.

"Bisedimet janë të vështira, pala ukrainase ndryshon vazhdimisht pozicionin e saj. Është e vështirë të shmanget përshtypja se kolegët tanë amerikanë kanë ndikimin e tyre," u tha Lavrov studentëve në Moskë, duke pretenduar se SHBA "me sa duket dëshiron të na mbajë në një gjendje ushtarake sa më gjatë”.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

09:47 23.3.2022

Zelensky: Rusia ka ndaluar punëtorët humanitarë drejt Mariupolit

Ukraina ka akuzuar Rusinë për kapjen e 15 punëtorëve të shpëtimit dhe shoferëve nga një autokolonë humanitare që përpiqej të sillte ushqime dhe furnizime të tjera të nevojshme në qytetin port të Mariupolit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky duke folur të martën vonë akuzoi forcat ruse për bllokimin e autokolonës së ndihmës, pavarësisht se ranë dakord për itinerarin paraprakisht.

08:48 23.3.2022

Arrihet marrëveshje për nëntë korridore humanitare

Në Ukrainë është arritur marrëveshje për të tentuar evakuimin e civilëve të bllokuar në qytetet e Ukrainës përmes nëntë korridoreve humanitare të mërkurën (23 mars) tha zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Duke sinjalizuar se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje me Rusinë për të krijuar një korridor të sigurtë nga qendra e Mariupolit, ajo tha se njerëzit që dëshironin të largoheshin nga qyteti port i rrethuar do të gjenin transport në zonën e afërt të Berdyanskit.

Pamje nga qyteti i goditur rëndë nga lufta në Ukrainë, Mariupol
Pamje nga qyteti i goditur rëndë nga lufta në Ukrainë, Mariupol

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG