OKB: Të paktën 847 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit
Të paktën 847 civilë, përfshirë 64 fëmijë, u vranë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt e deri më 18 mars, tha Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Po ashtu, sipas OHCHR-së 1,399 civilë të tjerë, duke përfshirë 78 fëmijë, u plagosën, kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.
Shumica e viktimave u shkaktuan nga armët shpërthyese, të tilla si granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë tyta, si dhe nga raketat dhe sulmet ajrore, tha OHCHR-ja.
Besohet se shifrat mund të jenë edhe më të larta, sepse OHCHR nuk ka qenë ende në gjendje të verifikojë raportet për viktimat nga disa qytete të goditura rëndë, thuhet në deklaratë.
Tramvaji i Kievit s’ndalet pavarësisht luftës
Linja e tramvajit, që e drejton Yelena Sabirova, është njëra ndër të paktat që ende qarkullon nëpër labirintin e barrikadave dhe pikave të kontrollit në Kiev. Bregu lindor i klasës punëtore është rajon ku ndodhen lagjet më të fjetura të banimit në kryeqytetin ukrainas, dhe po ashtu disa prej fabrikave të tij më të mëdha. Por, gjatë udhës së rregullt të tramvajit tani shihen dyqane të mbyllura dhe grumbuj rrënojash.
Rusët depërtuan në Mariupol, ndërkaq banorët kërkojnë ndihmë
Forcat ruse kanë avancuar më thellë në qytetin port ukrainas të Mariupolit, i cili ishte i rrethuar dhe i dëmtuar, ku për shkak të luftimeve rtë ashpra është mbyllur fabrika e madhe e çeliku, ndërkaq që autoritetet lokale po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë nga Perëndimi.
Në rast se do të binte Mariupoli, qytet ky i cili ka qenë skenë e vuajtjeve më të këqija të luftës, do të shënonte përparim të madh për rusët, të cilët kryesisht kanë ngecur jashtë qyteteve të mëdha, për më shumë se tre javë që nga nisja e pushtimit më të madh tokësor të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Po vdesin fëmijët, personat e moshuar. Qyteti është shkatërruar dhe po fshihet nga faqja e dheut”, tha zyrtari policor në Mariupol, Michail Vershnin, i cili u është drejtuar liderëve perëndimor parme një videoje të regjistruar në rrugët e shkatërruara të këtij qyteti.
Forcat ruse tashmë e kanë shkëputur qytetin nga Deti Azov dhe rënia e tij do të lidhë Krimenë me Rusinë, të cilën Moska e aneksoi në 2014.
Ky do të shënonte një avancim të rrallë në dritën e rezistencës së fuqishme ukrainase që ka shuar shpresat e Rusisë për të shënuar një fitore të shpejtë.
Forcat ukrainase dhe ruse kanë luftuar për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, tha të shtunën Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.
“Një nga uzinat më të mëdha metalurgjike në Evropë, në fakt, është shkatërruar”, tha Denysenko në një fjalim televiziv.
Ministri i Jashtëm saudit takohet me të dërguarin e posaçëm të presidentit të Ukrainës
Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan Al Saud u takua me Bektum Rostam, të dërguarin special të presidentit ukrainas në Riad, njoftoi agjencia shtetërore saudite e lajmeve (SPA), raporton Reuters.
Ata diskutuan për krizën në Ukrainë, duke theksuar mbështetjen e Mbretërisë për reduktimin e përshkallëzimit, mbrojtjen e civilëve dhe kërkimin e zgjidhjeve politike përmes negociatave, si dhe për përpjekjet ndërkombëtare që kriza të zgjidhet përmes rrugës politike.