Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
16:53 19.3.2022

Atletja ukrainase fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti në Beograd

Atletja ukrainase Jaroslava Mahuchikh.
Atletja ukrainase Jaroslava Mahuchikh.

Jaroslava Mahuchikh, e cila u detyrua të linte shtëpinë e saj pas pushtimit rus të Ukrainës, tha se po luftonte për vendin e saj, pasi fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti në Kampionatin botëror të atletikës në sallë në Beograd.

Kjo atlete 20-vjeçare, e cila është kampione aktuale evropiane në kërcim së larti dhe fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios, i kaloi ditët duke u fshehur në bodrum, përpara se të arrinte të udhëtonte me makinë deri në Serbi, duke përshkuar gati se 2000 kilometra për tre ditë, raporton Reuters.

Mahuchikh fitoi medaljen e artë me kërcimin prej 2.02 metrash, ndërkaq medaljen e argjendtë e fitoi australiania Eleanor Patterson dhe të bronztën Nadezhda Dubovitskaya nga Kazakistani.

“Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, familjen time, vendin tim”, tha Mahuchikh për BBC Sport.

“Nuk mendoj për garën, stërvitjet. Për mua, ardhja këtu ishte e vështirë - tre ditë me makinë - dhe kërcimi këtu ishte shumë i vështirë në aspektin psikik, sepse zemra ime ka mbetur në vendin tim”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

15:57 19.3.2022

Kina përsëriti se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë

Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, Le Yucheng përsëriti se NATO-ja është fajtore për luftën në Ukrainë dhe kritikoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Në një konferencë për media në Pekin, ai tha se NATO-ja ishte “mbetja e Luftës së Ftohtë” dhe se zgjerimi i saj mund të rezultojë “pasoja shumë të tmerrshme” për fuqitë e mëdha si Rusia.

Ministri i Jashtëm kinez, Le Yucheng
Ministri i Jashtëm kinez, Le Yucheng

Komentet e tij vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Jo Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping , më 18 mars, diskutuan lidhur me situatën në Ukrainë.

Zëvendësministri i Jashtëm kinez Le Yucheng kritikoi gjithashtu sanksionet ekonomike kundër Rusisë.

“Sanksionet ndajk Rusisë shkojnë deri në atë masë sa të përdoren si armë globale, madje as sportistët dhe artistët nuk kursehen”, tha Le Yucheng.

Deri më tani, Kina i është shmangur dënimit të pushtimit rus të Ukrainës ose ta cilësojë atë si pushtim.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

15:35 19.3.2022

Ukraina konfirmoi se forcat ruse sulmuan depon e raketave

Forcat ruse kanë kryer një sulm me raketa në një depo të raketave dhe municioneve në vendbanimin Deliatin, në rajonin Ivano-Frankivsk në perëndim të Ukrainës, tha një zyrtar ushtarak ukrainas.

Zëdhënësi i forcave ajrore të Ukrainës, Yuri Ihnat, tha se ende nuk është konfirmuar nëse raketa e përdorur nga rusët ishte me të vërtetë një Kinzhal, raketë më e re hipersonike apo bëhet fjalë për ndonjë lloj tjetër arme.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se ushtria ruse ka goditur dje magazinën nëntokësore në Deliatin me një raketë hipersonike Kinzhal, të cilën tani e përdorin për herë të parë në luftime.

Sipas zyrtarëve rusë, Kinzhal, i cili e mbajnë aeroplanët luftarakë MiG-31, ka një rreze veprimi deri në 2000 kilometra dhe fluturon 10 herë më shpejtë se shpejtësinë e zërit.

15:21 19.3.2022

Përshëndetje të nderuar lexues. Po iu risjellim të përmbledhura zhvillimet kryesore të ditës së 24-të të luftës në Ukrainë:

  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Rusisë për bisedime kuptimplota të paqes. Si duket, kjo thirrje ishte për një takim të mundshëm midis tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin
  • Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po frenojnë Kievin që të pranojë kërkesat ruse në bisedimet për paqe
  • Autoritetet lokale në Mariupol thanë se po zhvillohen luftime në qendër të qytetit, të cilat po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar personat e bllokuar në ndërtesën e teatrit, që u bombardua nga Rusia ditë më parë
  • Rusia tha se ka përdorur armë hipersonike gjatë një sulmi ndaj një depoje të armëve në perëndim të Ukrainës
  • Në Kiev, zyrtarët thanë se kanë arrestuar 127 sabotatorë, teksa forcat ukrainase pretenduan se deri më tani kanë vrarë mbi 14,000 trupa ruse
  • Forcat e armatosura ukrainase pretenduan se kanë vrarë një gjenerallejtënant të Rusisë. Nëse ky pretendim është i saktë, atëherë gjenerallejtënant Andrei Mordivchev do të bëhej komandanti më i lartë i ushtrisë ruse i vrarë në luftën në Ukrainë

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG