Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
09:25 19.3.2022

Raportohet për luftime brenda qytetit të Mariupolit

Në qytetin e rrethuar ukrainas, Mariupol, po raportohet për luftime brenda qytetit.

Transmetuesi britanik BBC raporton se trupat ruse kanë arritur që të depërtojnë përmes kolonave të blinduara.

Në këtë qytet, ku po vazhdojnë luftimet, besohet se janë 300,000 persona të bllokuar, të cilët nuk po mund të evakuohen për shkak të granatimeve.

Po ashtu, qindra persona ende besohet se gjenden të bllokuar në teatrin e Mariupolit që u bombardua disa ditë më parë. Në këtë objekt, që përdorej për strehim, besohet se në momentin e bombardimit gjendeshin mbi 1,000 persona.

Luftime raportohet se po zhvillohen edhe në pjesë të tjera të Ukrainës. Në Harkiv, forcat ukrainase po vazhdojnë të zmbrapsin sulmet ruse dhe e njëjta gjë po ndodh edhe në Sumi, që gjendet në verilindje të Ukrainës.

09:04 19.3.2022

Përshëndetje të nderuar lexues. Nëse tani jeni kyçur në blogun tonë, më poshtë mund të mësoni zhvillimet e fundit lidhur me luftën në Ukrainë:

  • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për bisedime kuptimplotë të paqes dhe sigurisë “pa vonesa” me Moskën. Sipas tij, ky është shansi i vetëm që Rusia të zvogëlojë dëmin e “gabimit” të saj
  • Guvernatori i rajonit lindor ukrainas, Luhansk, tha se pala ruse është pajtuar për hapjen e korridorit humanitar për evakuimin e civilëve
  • Ukraina pretendoi se ka vrarë një gjenerallejtënant rus në Çernobaievka. Ushtria ukrainase tha po ashtu se ka shkatërruar: dy avionë, tre helikopterë, tre dronë dhe katër raketa ruse
  • Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendoi se të premten ka përdorur për herë të parë armë hipersonike për të goditur një depo armësh në perëndim të Ukrainës
  • Inteligjenca britanike tha se Rusia ka dështuar të arrijë qëllimet origjinale në luftën në Ukrainë. Sipas Mbretërisë së Bashkuar, ndryshimi i taktikave ruse mund të rezultojë në vdekjen e më shumë civilëve
08:54 19.3.2022

Rusia thotë se ka përdorur armë hipersonike në perëndim të Ukrainës

Rusia ka përdorur raketat e reja hipersonike Kinzhal për herë të parë në Ukrainë të premten, duke shkatërruar një depo të armëve në perëndim të vendit, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

“Sistemi raketor i aviacionit Kinzhal me raketa aerobalistike hipersonike ka shkatërruar një depo të madhe nëntokësore ku ruheshin raketa dhe municione të aviacionit në fshatin Deliatin në rajonin Ivano-Frankivs”, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Raketa hipersonike ruse Kinzhal gjatë një testimi në jug të Rusisë më 2018.
Raketa hipersonike ruse Kinzhal gjatë një testimi në jug të Rusisë më 2018.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Rusisë, Ria Novosti tha se kjo është hera e parë që janë përdorur armët hipersonike Kinzhal, në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë.

08:30 19.3.2022

Inteligjenca britanike: Rusia e detyruar të ndryshojë taktika

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të shtunën ka publikuar informacionet e përditësuara për situatën në Ukrainë, duke paralajmëruar se ndryshimi i taktikave ruse mund të rezultojë në vdekjen e më shumë civilëve.

“Kremlini deri më tani ka dështuar të arrijë objektivat e tij origjinale”, tha Ministria përmes një postimi në Twitter.

Britania shtoi se Rusia është “befasuar nga shkalla dhe egërsia e rezistencës së Ukrainës”.

“Rusia është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale dhe tani po ndjekë një strategji të rrënimit”, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Kjo me gjasë do të përfshijë përdorimin pa dallim të fuqisë së zjarrit që do të rezultojë me rritjen e viktimave civile, shkatërrimit të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikimit të krizës humanitare”, tha Mbretëria e Bashkuar.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG