Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
06:55 19.3.2022

Mirëmëngjesi të gjithëve!

Po e rifillojmë mbulimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve të lidhura me luftën në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën ka bërë thirrje për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë “pa vonesa” me Moskën.

Ai tha se ky është shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin për gabimin e saj në pushtimin e Ukrainës.

“Ky është shansi i vetëm për Rusinë për të zvogëluar dëmin nga gabimi i saj”, tha Zelensky në një video të postuar në rrjetet sociale.

“Është koha të takohemi, është koha të bisedojmë, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’iu duhen breza për t’u rikuperuar”, shtoi ai.

23:09 18.3.2022

Lexues të nderuar ora në Kiev të Ukrainës është 00.10 pas mesnate. Në shumë qytete të Ukrainës po vazhdojnë luftimet, derisa qindra-mijëra njerëz po mundohen të evakuohen.

Ne këtu e ndërpresim mbulimin direkt të luftës në Ukrainë, për t'u rikthyer sërish nga ora 7:00 e mëngjesit.

Zhvillimet kryesore të ditës së premte kanë qenë:

  • Kombet e Bashkuara njoftuan të premten se së bashku me partnerët e saj në Ukrainë përfunduan dërgimin e karvanit të parë të ndihmave humanitare për qytetin e Sumy, i cili ndodhet në verilindje të vendit.
  • Gjithsej 9,145 njerëz u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare të premten, tha një zyrtar i lartë.
  • Presidenti francez Emmanuel Macron i tha të premten presidentit rus Vladimir Putin se është shumë i shqetësuar për situatën në Mariupol.
  • Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara tha të premten se rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi.
  • Anëtari i ekipit negociator të Ukrainës, Mykhailo Podolyak tha se Rusia po përpiqet të "provokojë tension në media" dhe se pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar në raport me bisedimet Ukrainë-Rusi. Delegacioni rus tha se ka përparim në negociata sa i takon demilitarizimit të Ukrainës.
  • Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë të premten se Rusia do të sulmojë çdo dërgesë armësh që hyn në Ukrainë.
  • Zyra e Kombeve të Bashkuara tha të premten se të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftimeve e deri më 17 mars.
  • Të premten, në një paraqitje të rrallë publike, presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shfaq në një skenë para dhjetëra-mijëra rusëve për të festuar tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë nga Ukraina.
  • Presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë përmes videolidhjes me presidentin kinez, Xi Jinping. Mediat raportojnë se presidenti kinez Xi, ka thënë se lufta që po ndodh në Ukrainë nuk është në interes të askujt.
  • Bullgaria dhe vendet baltike dëbojnë diplomatë rusë: Bullgaria ka dëbuar 10 diplomatë rusë, duke thënë se ata kanë kryer aktivitete që konsiderohen në mospërputhje me statusin e tyre diplomatik.
  • Britania bllokon RT-në: Rregullatori britanik, Ofcom, i ka hequr licencën kanalit rus, që financohet nga shteti, RT.
  • “Abuzim pervers i pushtetit": Papa Françesku e ka quajtur luftën në Ukrainë si “abuzim pervers të pushtetit”, e cila i ka dënuar njerëzit e pambrojtur me dhunë.
22:58 18.3.2022

OKB-ja dërgoi më sukses në Ukrainë 130 tonë ndihma

Kombet e Bashkuara njoftuan të premten se së bashku me partnerët e saj në Ukrainë përfunduan dërgimin e karvanit të parë të ndihmave humanitare për qytetin e Sumy, i cili ndodhet në verilindje të vendit.

"130 tonë të ndihmës thelbësore përfshijnë furnizime mjekësore, ujë në shishe, ushqime të gatshme dhe ushqime të konservuara që do të ndihmojnë drejtpërdrejt rreth 35,000 njerëz. Përveç këtyre artikujve, kolona solli pajisje për riparimin e sistemeve të ujit për të ndihmuar 50,000 njerëz”, tha në një deklaratë të premten Koordinatori i Krizave në OKB-së për Ukrainën Amin Awad.

Mbledhja e ndihmave nga ukrainasit e bllokuar nga luftimet.
Mbledhja e ndihmave nga ukrainasit e bllokuar nga luftimet.

22:03 18.3.2022

Schwarzenegger u thotë rusëve se Kremlini po i gënjen

Ish-guvernatori i Kalifornisë, sportisti dhe aktori, Arnold Schwarzenegger ka falënderuar çdo person që ka shpërndarë një videomesazh të tij ku janë shfaqur pamje të shkatërrimit të Ukrainës dhe ku u është bërë thirrje njerëzve të luftojnë propagandën dhe dezinformimin.

"Ukraina nuk e filloi këtë luftë, ata nuk janë as nacionalistë, as nazistë. Kjo nuk është një luftë e popullit rus”, thotë Schwarzenegger mes tjerash në këtë videomesazh.

Më poshtë po e postojmë videon e plotë në gjuhën angleze.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG