Macron telefonon sërish Putinin
Presidenti francez Emmanuel Macron i tha të premten presidentit rus Vladimir Putin se është shumë i shqetësuar për situatën në Mariupol, qytetit ukrainas që është goditur nga granatimet e vazhdueshme gjatë ditëve të fundit.
Sipas një deklarate nga presidencës franceze, Macron "ndau shqetësimin e tij të lart me Presidentin Putin në lidhje me situatën në Mariupol dhe kërkoi edhe një herë një armëpushim të menjëhershëm", u tha në njoftim.
Rusia përdori mbi 1080 raketa në Ukrainë
Forcat ruse kanë lëshuar "më shumë se 1080 raketa" që nga fillimi i pushtimit të tyre të Ukrainës, tha të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, për CNN.
Shumë objekte banimi, spitale dhe qendra kulturore u shkatërruan ndërsa u vranë mbi 800 civilë.
Mirëmbrëma, ora aktualisht në Kiev të Ukrainës është 21:01. Sot është dita e 23-të e përpjekjes ruse për pushtim të Ukrainës, pra lufta ka hyrë në javën e katërt.
Këto janë disa nga informacionet më të rëndësishme të ditës:
- Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara tha të premten se rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi.
- Anëtari i ekipit negociator të Ukrainës, Mykhailo Podolyak tha se Rusia po përpiqet të "provokojë tension në media" dhe se pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar nw raport me bisedimet Ukrainw-Rusi. Delegacioni rus tha se ka përparim në negociata sa i takon demilitarizimit të Ukrainës.
- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë të premten se Rusia do të sulmojë çdo dërgesë armësh që hyn në Ukrainë.
- Zyra e Kombeve të Bashkuara tha të premten se të paktën 816 civilë janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftimeve e deri më 17 mars.
- Të premten, në një paraqitje të rrallë publike, presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shfaq në një skenë para dhjetëra-mijëra rusëve për të festuar tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë nga Ukraina.
- Presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë përmes videolidhjes me presidentin kinez, Xi Jinping. Mediat raportojnë se presidenti kinez Xi, ka thënë se lufta që po ndodh në Ukrainë nuk është në interes të askujt.
- Bullgaria dhe vendet baltike dëbojnë diplomatë rusë: Bullgaria ka dëbuar 10 diplomatë rusë, duke thënë se ata kanë kryer aktivitete që konsiderohen në mospërputhje me statusin e tyre diplomatik.
- Britania bllokon RT-në: Rregullatori britanik, Ofcom, i ka hequr licencën kanalit rus, që financohet nga shteti, RT
- “Abuzim pervers i pushtetit": Papa Françesku e ka quajtur luftën në Ukrainë si “abuzim pervers të pushtetit”, e cila i ka dënuar njerëzit e pambrojtur me dhunë.
OKB: 6.5 milionë ukrainas janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre
Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara tha të premten se rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tjerë tashmë janë larguar nga vendi.
Kjo do të thotë se rreth një e katërta e 44 milionë njerëzve të Ukrainës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Vlerësimet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thonë se Ukraina mund të arrijë në vetëm pak javë nivelin e zhvendosjes së popullatës që kishte ndodhur si pasojë e luftës shkatërruese në Siri, ku rreth 13 milionë njerëz ish zhvendosur nga shtëpitë e tyre si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Lexo lajmin e plotë KËTU: https://bit.ly/3InA0HZ