Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
18:56 18.3.2022

Negociatori ukrainas thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim

Anëtari i ekipit negociator të Ukrainës, Mykhailo Podolyak thotë se Rusia po përpiqet të "provokojë tension në media" dhe se pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar.

Më herët, delegacioni rus tha se ka përparim në negociata sa i takon demilitarizimit të Ukrainës.

“Statusi i negociatave. Deklaratat e palës ruse janë vetëm qëndrime që ata i kërkojnë. Të gjitha deklaratat synojnë, ndër të tjera, të provokojnë tensione në media. Qëndrimet tona janë të pandryshuara. Armëpushimi, tërheqja e trupave dhe garanci të forta sigurie me formula konkrete”, ka thënë Podolyak.

18:49 18.3.2022

Rusia thotë se negociatat po përparojnë, Ukraina e mohon

Moska dhe Kievi janë "në gjysmë të rrugës" për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n, thotë negociatori rus Vladimir Medinsky.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon Medinsky të ketë thënë se ekipet negociuese kanë diskutuar garancitë e sigurisë nëse Ukraina nuk përpiqet më të bashkohet me aleancën ushtarake perëndimore NATO. Kjo është mohuar nga delegacioni ukrainas. Përmes një reagimi delegacioni ukrainas ka thënë se “qëndrimi i tyre është i pandryshueshëm”.

Fotografi nga takimet paraprake në mes të delegacioneve ukrainas dhe rus.
Fotografi nga takimet paraprake në mes të delegacioneve ukrainas dhe rus.

17:20 18.3.2022

Përkujtohen fëmijët e vrarë në Ukrainë

Derisa Ukraina mban zi për të vdekurit e saj nga luftimet, shumë karroca fëmijësh boshe u rreshtuan në sheshin qendror me kalldrëm të qytetit të Lviv të premten më 18 mars. Ky aksion u organizua nga aktivistët e qytetit në shenjë kujtimi të fëmijëve të vrarë në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus.

Karrocet boshe të vendosura në qytetin Lviv.
Karrocet boshe të vendosura në qytetin Lviv.

Bashkia e Lviv vendosi 109 karroca, çdonjëra në kujtim të një fëmije të vrarë që nga fillimi i luftës.

Karrocet boshe të vendosura në qytetin Lviv.
Karrocet boshe të vendosura në qytetin Lviv.

Lviv që ndodhet në perëndim të Ukrainës ka tërhequr qindra mijëra ukrainas që kërkojnë strehim larg vijës së parë të luftës.

Karrocet boshe të vendosura në qytetin Lviv.
Karrocet boshe të vendosura në qytetin Lviv.

16:36 18.3.2022

Rusia zotohet të sulmojë dërgesat e armatimit që hyjnë në Ukrainë

Një dërgesë me armatim që ju dërgua Ukrainës.
Një dërgesë me armatim që ju dërgua Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë të premten se Rusia do të sulmojë çdo dërgesë armësh që hyn në Ukrainë, raportojnë mediat ruse.

"Ne e kemi bërë shumë të qartë se çdo ngarkesë që do të hyjë në territorin e Ukrainës, të cilën ne do ta konsiderojmë [se po bartë] armë, do të bëhet një objektiv legjitim,” raportohet të ketë thënë Lavrov.

Një numër vendesh të NATO-s kanë premtuar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke filluar nga dronët deri te raketat antitank.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG