Refugjatët ukrainas “sfidë e madhe” për Gjermaninë
Gjermania po përballet me një “sfidë të madhe” për shkak të numrit të ukrainasve që kërkojnë strehim, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se mbi 180 mijë refugjatë nga Ukraina kishin mbërritur në Gjermani që nga e enjtja.
“Shumica prej tyre janë gra, fëmijë dhe të moshuar”, thuhet në postimin e Ministrisë së Brendshme në Tëitter.
Trenat që vijnë çdo ditë nga lindja në stacionin qendror hekurudhor të Berlinit transportojnë mijëra ukrainas, burra, gra dhe fëmijë që ikin nga pushtimi i presidentit rus, Vladimir Putin.
Zelensky pas bisedës me presidentin Macron: I fokusuar në dialogun e paqes
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të enjten shkroi në Twitter se ka folur me homologun francez Emmanuel Macron.
Zelensky tha të dy presidentët kanë theksuar “vazhdimin e dialogut të paqes”.
“Duhet të forcojmë koalicionin kundër luftës”, tha Zelensky.
OBSH kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), po i lutet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të punojë drejt një armëpushimi urgjent në Ukrainë.
“Sikur të mos mjaftonte COVID0-19, të kesh një luftë shkatërruese si kjo është e rrezikshme për botën”, i tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus KS të OKB-së.
OBSH ka verifikuar deri tani 43 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Ukrainë, me të paktën 12 njerëz - duke përfshirë punonjësit shëndetësorë - të vrarë dhe 34 të plagosur.
“Në çdo konflikt, sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha ai.
Ai tha se si pasojë e sulmeve, ka pasur ndërprerje të shërbimeve shëndetësore. Sipas tij, pasojat e kësaj lufte, “do të jehojnë në vitet ose dekadat në vijim”.
Zjarr masiv në një magazinë në Kiev
Një zjarr masiv shpërtheu në një magazinë në Kievin perëndimor, si pasojë e bombardimeve ruse. Njerëzit shihen duke parë nga afër zjarrin, derisa ekipet e zjarrfikësve përpiqen të shuajnë flakët.