Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
20:53 17.3.2022

Biden do të bisedojë me homologun kinez për çështjen e furnizimit të Rusisë me armë

Mundësia që Kina ta furnizojë me pajisje ushtarake Rusinë – të cilat mund të përdoren nga presidenti rus, Vladimir Putin kundër Ukrainës - po shihet si “shqetësim i madh” për shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se dështimi i Kinës për të denoncuar veprimet e Rusisë “flet shumë”.

Ajo tha se presidenti, Joe Biden, do ta diskutojë këtë temë me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në një telefonatë e planifikuar të realizohet të premten.

Të hënën, SHBA paralajmëroi aleatët se Kina kishte sugjeruar se është e hapur për të ofruar mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Rusinë.

Ministria e Jashtme kineze akuzoi SHBA-në për përhapjen e dezinformatave dhe Rusia mohoi se i ka kërkuar ndihmë ushtarake Pekinit.

20:18 17.3.2022

Raportohet se rreth 30,000 njerëz janë larguar nga Mariupoli

Autoritetet në Mariupol thonë se rreth 30,000 njerëz janë larguar nga qyteti që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Siç raporton Reuters, autoritetet lokale vlerësojnë se më shumë se 350,000 njerëz janë ende të strehuar në qytet.

Qyteti është i rrethuar nga forcat ruse dhe është përballur me bombardimet më të ashpra të konfliktit.

Reuters raporton për radhë të gjata veturash që shkojnë në veri nga Mariupoli, disa prej të cilabe kanë vendosur në xhamin e përparmë fjalën “fëmijë”të shkruar në rusisht.

Zyrtarët ukrainas thonë se banorët kanë mbetur të bllokuar në qytet nga bombardimet ruse pa ngrohje, pa energji elektrike dhe pa ujë.

Qyetarët ukrainas duke u larguar nga Mariupoli.
Qyetarët ukrainas duke u larguar nga Mariupoli.

19:52 17.3.2022

Blinken: Një shtetas amerikan u vra në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se një shtetas amerikan u vra në Ukrainë në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus.

“Unë mund të konfirmoj se një shtetas amerikan është vrarë. Nuk kam më shumë detaje”, u tha Blinken gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Blinken tha se pajtohet me presidentin, Joe Biden, se në Ukrainë janë kryer krime lufte.

Ai tha se ekspertët amerikanë janë në proces të dokumentimit dhe vlerësimit të krimeve të mundshme të luftës të kryera në Ukrainë.

19:38 17.3.2022

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, tha se udhëtimi që ai bëri në një pjesë “të sigurt” të Ukrainës më 15 mars ishte “bizar”, teksa jeta normale vazhdonte derisa u dëgjuan sirenat. Duke folur për gazetarin e REL-it, Ray Furlong më 17 mars, ai tha se “Putini duhet të mposhtet në Ukrainë”, që sipas tij do të rezultonte me “fundin e putinizmit”.

Kryediplomati lituanez: Lufta duhet t’i japë fund ‘putinizmit’
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:32 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG