Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
14:21 16.3.2022

Zelensky mbajti fjalim para Kongresit amerikan

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbajti një fjalim para Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Në fillim të fjalimit, Zelensky tha se vendi i tij “është në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ai i “ka rezistuar agresionit rus për tetë vjet”.

Duke folur përmes video-lidhjes nga Kievi, Zelensky tha se qyteti është nën sulme të përditshme raketore dhe ajrore, porse “nuk dorëzohet”.

Ai përmendi ‘Pearl Harbor’ dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, teksa i bëri thirrje Kongresit amerikan që të bëjë më shumë për të ndihmuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

"Ne kemi nevojë për ju tani," tha Zelensky, duke shtuar, "Unë ju bëj thirrje të bëni më shumë."

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, e prezantoi atë, duke thënë se Kongresi amerikan ka “respekt, admirim dhe vlerësim të madh” për udhëheqjen e tij “të guximshme”.

“Lavdi Ukrainës”, tha ajo.

14:06 16.3.2022

Trupat ruse vranë 10 persona derisa po prisnin në radhë për bukë

Ambasada amerikane në Ukrainë përmes një postimi Twitter ka njoftuar të mërkurën se forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona në qytetin verior të Çernihiv.

Sipas ambasadës, ata po prisnin në radhë për bukë.

13:53 16.3.2022

13:49 16.3.2022

Vdesin shtatë refugjatë pasi automjeti që po i transportonte përplaset me autobusin

Shoferi 61-vjeçar i një minibusi dhe gjashtë refugjatë u vranë kur u përplasën me një autobus të mërkurën në mëngjes në Ukrainën perëndimore, tha policia në qytetin e Khmelnytsky.

Sipas policisë, nëntë pasagjerë të tjerë të minibusit u lënduan, derisa shoferi dhe pasagjerët e automjetit tjetër nuk u lënduan.

Refugjatët po udhëtonin nga qyteti qendror i Ukrainës, Dnipro, për në Ternopil.

Qindra mijëra njerëz janë në lëvizje brenda Ukrainës pas pushtimit rus të vendit muajin e kaluar.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG