Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
13:36 16.3.2022

Shumë shpejt Mariupoli mund të mbetet pa ushqim dhe ilaçe

Rreth 400 persona, përfshirë stafin dhe pacientët, mbeten të bllokuar brenda një spitali që është kapur nga forcat ruse në qytetin e Mariupolit.

Situata në Mariupol është e rëndë me rreth 400,000 banorë që kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike dhe pa gaz dhe në pamundësi për t’u larguar.

Kontakti me njerëzit atje është jashtëzakonisht i vështirë.

Ushqimi dhe ilaçet po mbarojnë shpejt dhe asnjë ndihmë humanitare nuk është lejuar në qytet.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq e përshkroi situatën si shumë të vështirë.

13:16 16.3.2022

Ukraina refuzon propozimet ruse për neutralitet

Ukraina tha të mërkurën se dëshiron që siguria e saj të garantohet nga forcat ndërkombëtare dhe hodhi poshtë propozimet e Rusisë që ajo të miratojë një status neutral të krahasueshëm me Austrinë ose Suedinë.

“Ukraina është tani në një gjendje lufte me Rusinë. Si rezultat, modeli mund të jetë vetëm ‘ukrainas’ dhe vetëm me garanci sigurie të verifikuara ligjërisht”, tha kryenegociatori i Ukrainës, Mikhailo Podolyak, në komentet e publikuara nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai bëri thirrje për një marrëveshje sigurie ligjërisht të detyrueshme, të nënshkruar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët “nuk do të qëndrojnë mënjanë në rast të një sulmi ndaj Ukrainës, siç bëjnë sot”.

12:41 16.3.2022

Cilat janë gjasat që Kina ta ndihmojë ushtarakisht Rusinë?

Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për luftën e saj në Ukrainë dhe se Kina i është përgjigjur kësaj kërkese pozitivisht. Si Moska ashtu edhe Pekini kanë hedhur poshtë këtë pretendim, teksa një zëdhënës kinez e ka quajtur “dezinformatë”.

Megjithatë, pretendimet kanë nxitur supozime se sa larg do të ishte i gatshëm që të shkonte Pekini për të mbështetur “partnerin më të rëndësishëm strategjik”, ashtu siç së fundmi Ministrja e Jashtme kineze e cilësoi Rusinë.

Çfarë ka thënë SHBA-ja?

Për më shumë lexoni këtu.

12:28 16.3.2022

Edhe 800 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të ndajë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë në Ukrainë.

Ky veprim vjen përpara fjalimit që pritet ta bëj sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili do t' i drejtohet Kongresit amerikan.

Administrata Biden javën e kaluar ka rënë dakord të ndajë mbi 1 miliard dollarë për Ukrainën.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG