Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
10:38 16.3.2022

Sekretari amerikan i mbrojtjes: Mbetemi të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën

Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të dërgojnë armë mbrojtëse në Ukrainë dhe janë unanim në mbështetjen e Kievit, tha të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes amerikan, Lloyd Austin, para takimit me homologët e tij të NATO-s.

“Ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën”, u tha ai gazetarëve.

“Ne dënojmë pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë. Ne mbështesim aftësinë e t ukrainasve për të mbrojtur veten dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim”, tha ai, duke shtuar se premtimi i NATO-s për të mbrojtur të gjithë aleatët është “i hekurt”.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s.

10:22 16.3.2022

Ushtria e Ukrainës thotë se ka goditur asetet ruse

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar konferencën e tyre të mëngjesit, ku thanë se “arritën t'u shkaktojnë goditje shkatërruese trupave okupuese”.

Ata thanë se forcat e tyre ajrore shkatërruan tre avionë luftarakë rusë dhe një helikopter.

Ushtria e Ukrainës tha gjithashtu se Rusia vazhdoi të bombardojë “zonat me popullsi të dendur të qyteteve ukrainase”, porse trupat e saj nuk kanë arritur të përparojnë në disa fronte.

Rusia po kërkon luftëtarë të huaj për të kompensuar humbjet e trupave të saj.


09:45 16.3.2022

Sekretarja e Jashtme britanike skeptike për bisedimet Ukrainë-Rusi

Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, tha se është skeptike për bisedimet e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

“Unë jam skeptike në lidhje me bisedimet e paqes, derisa Putini është ende duke bërë luftë në Ukrainë. Ai duhet të zbatojë një armëpushim dhe t'i tërheqë trupat e tij që bisedime për paqe të merren seriozisht”, tha Truss për BBC.

Ajo theksoi se Vladimir Putin ka “shkatërruar sigurinë evropiane” dhe ka përdorur “armë të tmerrshme dhe forcë të tmerrshme” në pushtimin e Ukrainës.

“Një nga mënyrat se si Putini financon luftën e tij është përmes të ardhurave nga nafta dhe gazi dhe natyrisht nuk po them se jemi dakord me çdo politikë të Arabisë Saudite ose Emirateve të Bashkuara Arabe, por ato nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë globale ashtu siç bën Vladimir Putin”, deklaroi ajo.

Truss tha se duhet të ndalohet Putini me “çdo kusht” dhe se “ai është kërcënimi i vërtetë me të cilin përballet bota”.

09:08 16.3.2022

Harkivi i Ukrainës përballet edhe me luftën kundër COVID-19

Punonjësit e spitalit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, e gjejnë veten në dy vija të frontit, duke luftuar COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv, derisa jashtë spitalit vazhdojnë bombardimet.

Spitali Rajonal i Sëmundjeve Klinike Infektive në Harkiv - objekti kryesor i qytetit për trajtimin e pacientëve me virus gjatë gjithë pandemisë – po vazhdon të përballet me pandeminë.

Drejtori i spitalit, Pavel Nartov, tha se sirenat e sulmit ajror bien disa herë në ditë, duke i detyruar pacientët të strehohen në një vend të improvizuar për t’u mbrojtur nga bombat.

Për më shumë lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG