Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
06:55 16.3.2022

Mirëmëngjesi të gjithëve dhe faleminderit që ndiqni blogun e Radios Evropa e Lirë për luftën në Ukrainë!

23:00 15.3.2022

Të nderuar lexues, këtu po e përmbyllim raportimin e drejtpërdrejtë për luftën në Ukrainë!

Më poshtë gjeni përmbledhjen e zhvillimeve kyçe në ditën e 20-të të luftës.

Rikthehemi të mërkurën, 16 mars, nga ora 07:00.

  • Bisedimet mes zyrtarëve ukrainas dhe atyre rusë kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje dhe do të vazhdojnë të mërkurën
  • Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka thënë se ka kontradikta gjatë bisedimeve, por ka edhe hapësirë për kompromis
  • Trupat ruse janë duke mbajtur 400 njerëz si pengje, duke përfshirë mjekët dhe pacientët brenda një spitali në Mariupol, ka thënë zëvendëskryetari i qytetit
  • Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 29,000 njerëz kanë arritur të largohen nga qytetet ukrainase të martën, përmes korridoreve humanitare
  • Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur orë policore për 35 orë, duke paralajmëruar për “moment të vështirë dhe të rrezikshëm”
  • Sulmet ajrore ruse kanë goditur një stacion metroje dhe ndërtesa të banimit gjatë natës, duke lënë të vdekur katër persona
  • Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova është gjobitur me rreth 213 dollarë, pasi ka protestuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë me mbishkrimin, “Jo luftës”
  • Kremlini është përgjigjur ndaj sanksioneve të reja amerikane, duke ua ndaluar 13 amerikanëve hyrjen në Rusi – përfshirë presidentit amerikan, Joe Biden
  • Kryeministrat e Çekisë, Polonisë dhe Sllovenisë kanë takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev
22:41 15.3.2022

Zelensky takon tre kryeministra evropianë në Kiev

Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, kanë arritur të martën, 15 mars, në Kiev, për të treguar mbështetje për Ukrainën, teksa vazhdojnë sulmet ruse në këtë shtet. Mirëpritja e kryeministrave të huaj në Kiev mund të konsiderohet sukses simbolik për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, i cili ka qëndruar në qytet me popullin e tij.

Zelensky takon tre kryeministra evropianë në Kiev
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:08 0:00

22:24 15.3.2022

Zyrtari ukrainas: Rreth 29 mijë të evakuuar nga qytetet të martën

Rreth 29 mijë njerëz kanë arritur të largohen nga qytetet e rrethuara ukrainase, përmes korridoreve humanitare të martën, ka thënë një këshilltar i Presidencës ukrainase.

Disa civilë kanë arritur të largohen me makina private edhe nga qyteti i Mariupolit.

Autoritetet lokale të qytetit kanë thënë se forcat ruse janë duke parandaluar autobusët nga evakuimi i civilëve nga qyteti, i cili po bombardohet nga rusët.

Në qytetin verilindor Sumi, Kryqi i Kuq ka thënë se ka qenë në gjendje të evakuojë mijëra civilë në 100 autobusë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG