Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
19:08 15.3.2022

Stafi dhe pacientët e spitalit në Mariupol "janë zënë si pengje”

Zëvendëskryetari i Mariupolit, Sergei Orlov, ka thënë për transmetuesin britanik BBC, se trupat ruse kanë marrë si pengje stafin dhe pacientët e spitalit në Mariupol.

“Ne kemi pranuar informacion se ushtria ruse ka marrë spitalin tonë më të madh.. dhe ka zënë pacientët dhe mjekët si pengje”, ka thënë ai.

“Ne mund të konfirmojmë këtë informacion, por edhe guvernatori i Donjeckut ka konfirmuar këtë informacion. Ne kemi informacion se 400 persona janë aty”.

18:57 15.3.2022

Pamjet nga droni shfaqin shkatërrimin në rajonin Sumi

Qyteti i vogël ukrainas, Ohtirka, në rajonin Sumi, besohet se shkatërruar në masë të madhe nga bombardimet e artilerisë ruse. Pamjet nga droni, të publikuara nga ushtria ukrainase në platformën Telegram, tregojnë pasojat e sulmeve në zona banimi më 14 mars, nga të cilat kanë mbetur të vdekur të paktën tre persona. Autoritetet rajonale të Sulmit kanë raportuar se termocentrali dhe një stacion i energjisë janë shkatërruar po ashtu, dhe qyteti nuk ka rrymë dhe ujë.​

Pamjet nga droni shfaqin shkatërrimin në rajonin Sumi
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:31 0:00

18:46 15.3.2022

Biden do të takohet me liderë të NATO-s dhe BE-së javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet t’iu bashkohet liderëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në Bruksel javën e ardhshme, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Takimi i liderëve të bllokut evropian dhe NATO-s do të ketë në fokus pushtimin rus në Ukrainë, dhe aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidenti amerikan pritet të takohet me zyrtarët evropianë më 24 mars, ndonëse detajet tjera nuk dihen ende.

18:25 15.3.2022

Zelensky: Ukraina duhet ta pranojë se nuk do t’i bashkohet NATO-s

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka sugjeruar se shteti i tij duhet ta pranojë se nuk do të mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

Duke folur në një video-konferencë me zyrtarët ushtarakë të martën, ai ka thënë se “Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë. Ne jemi njerëz të arsyeshëm”.

“Ne e kemi dëgjuar për vite që dyert janë të hapura, mirëpo kemi dëgjuar se nuk mund të anëtarësohemi. Është e vërtetë që duhet të pranohet”.

"Jam i lumtur që njerëzit tanë janë duke nisur që të kuptojnë këtë dhe të varen në veten e tyre dhe partnerët që na ndihmojnë”, ka thënë ai sipas transmetuesit britanik, BBC.

Para pushtimit, presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO, duke e konsideruar këtë si një nga “garancitë për siguri” që i duhen Moskës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG