Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
17:56 15.3.2022

Gjobitet gazetarja ruse që protestoi në televizionin shtetëror

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila ka protestuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve në një televizion rus, kundër luftës në Ukrainë, është gjobitur me 213 dollarë për “organizim të një ngjarjeje masive të paligjshme”.

Gjykata e ka shpallur atë fajtore, ka thënë agjencia e lajmeve, RIA.

Faqja e pavarur, Meduza, ka thënë se ajo është gjobitur për video-adresimin që e ka incizuar vetë, dhe jo për protestën në studion televizive.

Një protestuese del papritur në studion e televizionit rus
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:37 0:00

17:49 15.3.2022

Zelensky: Gati 100 fëmijë kanë vdekur prej pushtimit rus

Gati 100 fëmijë kanë vdekur në luftë prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para deputetëve kanadezë.

Ai u është drejtuar deputetëve përmes video-lidhjes.

Qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol ka mbetur pa linja të komunikimit dhe me pak rezerva të ushqimit, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, është raportuar që 97 fëmijë kanë vdekur në total, prej shpërthimit të luftës.

17:26 15.3.2022

Fëmijët refugjatë ukrainas rrëfejnë tmerret e luftës

Qindra mijëra fëmijë ukrainas janë bërë refugjatë, prej kur Rusia e pushtoi vendin e tyre, Ukrainën, më 24 shkurt. Dëshmitë e tyre për tmerret e luftës përbëjnë një kombinim goditës të emocioneve të thella dhe të përshkrimeve të qeta. Fëmijët po ashtu kanë reflektuar për politikën, ndërsa një vajzë ka hamendësuar se presidenti rus, Vladimir Putin, mbase është “lënë pas dore si fëmijë”. Radio Evropa e Lirë ka intervistuar disa fëmijë refugjatë ukrainas, në Poloni dhe në Lituani, ndërmjet 2 dhe 8 marsit. ​

Fëmijët refugjatë ukrainas rrëfejnë tmerret e luftës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:05:48 0:00

17:02 15.3.2022

Kiev: Vdes një kameraman i kanalit Fox

Kameramani i kanalit Fox News, Pierre Zakrzewski është vrarë jashtë Kievit, ka thënë rrjeti televiziv amerikan.

Zakrzewski është vrarë dhe kolegu i tij, Benjamin Hall është plagosur, pasi makina e tyre është sulmuar të hënën në hyrje të Horenkas, rreth 20 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit, ka thënë shefja e Fox-it, Suzanne Scott.

“Pierre ka qenë fotograf i zonës së luftës, i cili ka mbuluar gati secilin material ndërkombëtar për Fox News, nga Iraku në Afganistanin e Siri, gjatë kohës së tij me ne”, ka thënë ajo.

Hall, korrespodent britanik 39-vjeçar, është duke u trajtuar ende në spital pas incidentit.

Ky lajm vjen pas vdekjes së regjisorit dhe gazetarit amerikan, Brent Renaud të dielën.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG