Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
16:35 15.3.2022

Stoltenberg: Rusia mund të kryejë sulm kimik dhe t’i hedhë fajin dikujt tjetër

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën se Rusia është duke bërë “pretendime absurde për laboratorët biologjikë dhe armët kimike” në Ukrainë.

“Kjo është një tjetër gënjeshtër”, ka thënë ai, duke kujtuar se Rusia pati deklaruar fillimisht se nuk planifikon të pushtojë Ukrainën.

“Ne jemi të shqetësuar se Moska mund të nisë operacion që mund të përfshijë armë kimike, dhe më pas t’ia hedhë fajin dikujt tjetër”, ka thënë Stoltenberg.

Sipas tij, përdorimi i këtyre armëve është absolutisht i “papranueshëm”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë se është e shqetësuar për këtë çështje dhe ka thënë se shtetet duhet të vëzhgojnë Rusinë rreth mundësisë së kryerjes së ndonjë sulmi të tillë.

16:01 15.3.2022

Rusia sanksionon Bidenin

Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë Ministria e Jashtme ruse.

Sanksionet do të aplikohen për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns.

Ministria ka thënë se edhe të tjerë do të preken nga sanksionet.

15:55 15.3.2022

Del para gjykatës gazetarja që protestoi në televizionin rus

Punëtorja e televizionit shtetëror rus, Marina Ovsyannikova, e cila ka protestuar drejtpërdrejt gjatë edicionit të lajmeve më 14 mars, ka dalë para një gjykate në Moskë.

Ajo është akuzuar për “organizim të paautorizuar të një ngjarjeje publike”.

Kjo akuzë është e ndëshkueshme me 200 dollarë, shërbim për komunitetin dhe deri në 10 ditë burgim.

Një protestuese del papritur në studion e televizionit rus
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:37 0:00

Ky lajm sugjeron se gazetarja nuk është duke u akuzuar sipas ligjit të ri të Moskës “për përhapje të informacionit të rremë për forcat e armatosura të Rusisë”.

Avokatët e Ovsyannikovas nuk kanë mundur të gjejnë lokacionin e saj më herët gjatë ditës, mirëpo në një fotografi që ka qarkulluar në rrjetet sociale është parë ajo në gjykatë, bashkë me avokatin.

15:47 15.3.2022

Stoltenberg: NATO-s mund t’i duhet rritja e forcave në lindje

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë të martën se pushtimi rus në Ukrainë ka krijuar “një realitet të ri të sigurisë” në Evropë.

Ai ka thënë se pozicioni ushtarak i NATO-s duhet të jetë i gatshëm për këtë realitet të ri.

Liderët e NATO-s do të diskutojnë të mërkurën për masat konkrete për të riforcuar sigurinë në periudhë afatgjatë, ka thënë Stoltenberg.

Sa u përket forcave tokësore, këto masa mund të përfshijnë “më shumë forca” në anën lindore të aleancës.

Ne do të konsiderojmë mundësinë “e rritjes së madhe” të forcave tona ujore dhe forcimin e mbrojtjes ajrore.

Stoltenberg ka thënë se të gjitha këto veprime do të kenë kosto, mirëpo ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë dhe vendeve tjera të NATO-s për rritje të fondeve.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG