Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
12:21 15.3.2022

Art në mbështetje të Ukrainës

Nëpërmjet muraleve dhe veprave të tjera të artit, shumë vende të botës po solidarizohen me Ukrainën, pas pushtimit të saj nga Rusia.

11:59 15.3.2022

Kremlini e quan “huliganizëm” protestën në televizionin rus

Kremlini e cilësoi si “huliganizëm” veprimin e një protestueseje ruse, e cila ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror rus.

Marina Ovsyannikova, punonjëse në Kanalin Një, doli papritur pas prezantueses së lajmeve të hënën mbrëma, teksa ajo fliste për planet e Qeverisë ruse për të zbutur efektet e sanksioneve perëndimore.

Ovsyannikova mbante një tabelë në duar, ku shkruante: “Jo luftës, ndalojeni luftën, mos i besoni propagandës! Ata po gënjejnë këtu”.

Ajo është parë dhe dëgjuar për disa sekonda, përpara se televizioni të kalonte në një raport tjetër.

Një protestuese del papritur në studion e televizionit rus
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:37 0:00

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e cilësoi veprimin e saj si “huliganizëm”.

“Kanali televiziv dhe ata që janë përgjegjës, po e shqyrtojnë këtë [veprim]. Kjo nuk është në agjendën tonë”, tha Peskov, transmeton agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, më 24 shkurt.

Autoritetet ruse kanë arrestuar mijëra protestues në qytete të ndryshme të Rusisë, që kanë protestuar kundër luftës.

Në një video të regjistruar para protestës së saj dhe të postuar në internet, Ovsyannikova e identifikoi veten si punonjëse të Kanalit Një dhe foli kundër luftës.

“Ajo që po ndodh tani, është një krim. Rusia është një vend agresor dhe [presidenti rus] Vladimir Putin është i vetmi përgjegjës për këtë agresion”, tha Ovsyannikova.

Ajo tha se “bota është larguar nga ne” dhe se “dhjetë brezat e ardhshëm të pasardhësve tanë nuk do ta lajnë turpin e kësaj lufte vëllavrasëse”.

Ajo po ashtu u bëri thirrje rusëve që të dalin dhe të protestojnë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e falënderoi Ovsyannikovan për protestën e saj.

Ajo besohet se është në paraburgim, por nuk ka informacione të qarta.

11:38 15.3.2022

Kievi shpall shtetrrethim 36-orësh

Kievi do të vendosë një shtetrrethim 36-orësh, nga e marta mbrëma, tha kryetari i tij, Vitali Klitschko.

Njoftimi vjen pasi ushtria ruse shtoi sulmet në kryeqytetin e Ukrainës, në përpjekje për të marrë kontrollin e tij.

“Sot është një moment i vështirë dhe i rrezikshëm”, tha Klitschko.

“Kjo është arsyeja përse u kërkoj të gjithë banorëve të Kievit që të përgatiten për të qëndruar në shtëpi për dy ditë, ose të futen në strehimore nëse sirenat bien”, shtoi ai.

Sipas tij, shtetrrethimi është “vendim i komandës ushtarake”.

Kiev, 15 mars, 2022.
Kiev, 15 mars, 2022.

11:29 15.3.2022

Rusia thotë se ka marrë kontrollin e Hersonit

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi tha se forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të rajonit jugor të Ukrainës, Herson.

REL nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Igor Konashenkovit.

Agjencia e lajmeve Interfax-AVN e citoi atë të ketë thënë se “forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të të gjithë territorit”.

Zyrtarët e Ukrainës nuk i kanë komentuar ende këto pohime.

Hersoni është një qytet në jug të Ukrainës, i banuar me afro 290,000 banorë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG